LAJMI I FUNDIT:

Pilula kundër coronavirusit është efektive, por rekomandohet të mos përdoret nga gratë shtatzëna

Pilula kundër coronavirusit është efektive, por rekomandohet të mos përdoret nga gratë shtatzëna

Pilula kundër coronavirusit e zhvilluar nga Merck është efektive për trajtimin e virusit, vlerësoi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në një raport paraprak të publikuar sot, por megjithatë rekomandoi që ajo të mos përdoret nga gratë shtatzëna.

Ky njoftim është bërë përpara takimit të ekspertëve të FDA-së të planifikuar më 30 nëntor, kur do të vlerësohen rekomandimet për miratimin e këtij ilaçi për përdorim urgjent.


Nëse miratohet, ilaçi do të jetë një shtytje e madhe në luftën kundër pandemisë dhe do të bëjë të mundur reduktimin e formave të rënda të sëmundjes.

Në raportin e saj, FDA vlerëson se molnupiravir është efektiv te pacientët e infektuar me coronavirus dhe te ata që rrezikohen për të shkuar në spital, raporton nbcnews.

Megjithatë, FDA sugjeron që bordi të mos rekomandojë përdorimin e këtij ilaçi për gratë shtatzëna, duke vlerësuar se nuk ka asnjë konfirmim klinik ku përfitimi i ilaçit është më i madh se rreziku në atë segment të popullsisë.

Merck kërkoi leje për të përdorur ilaçin bazuar në një provë klinike që kreu me partnerin Ridgeback Biotherapeutics te njerëzit me raste të lehta me COVIF-19. Njerëzit e morën ilaçin brenda pesë ditëve pas simptomave të para.

Shkalla e shtrimit në spital ose e vdekshmërisë te ata që morën ilaçin ishte 7.3 për qind krahasuar me 14.1 për qind në ata që morën placebo. Nuk u raportua asnjë vdekje te personat që merrnin molnupiravir, krahasuar me tetë vdekje në grupin e dytë.

Rezultatet ishin mjaft bindëse saqë bordi i pavarur i mbikëqyrjes së të dhënave, në konsultim me FDA, vendosi t’i jap vlerësim pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori