LAJMI I FUNDIT:

Piloti lejoi vajzën në kabinë, as që e kishte menduar se një fotografi do t’ia shkatërrojë jetën

Piloti lejoi vajzën në kabinë, as që e kishte menduar se një fotografi do t’ia shkatërrojë jetën

Kur piloti i aviokompanisë “Air Guilin” lejoi një vajzë brenda kabinës, as që e kishte menduar se do t’i kushtojë shtrenjtë – madje me vend të punës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo derisa pozoi para aparatit shihet se i është shërbyer edhe pije e ushqim, transmeton Telegrafi.


“Jam falënderuese pilotit! Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar kjo vajzë përbri fotografisë që e kishte postuar në rrjetin social kinez Weibo.

Megjithatë, fotografia e saj fitoi vëmendjen kjo për faktin se ishte shkrepur derisa aeroplani ishte në ajër.

E protagonistja e imazhit ka reaguar menjëherë duke e hequr foton, por gjërat nuk përfunduan me kaq.

Aviokompania ka bërë të ditur se piloti ka thyer rregullat e sigurisë në ajër, kurse incidenti besohet të ketë ndodhur gjatë fluturimit GT1011 nga Guilin për në Jangjou.

Piloti jo vetëm që ka mbetur pa punë, por gjithashtu i është ndaluar që gjatë tërë jetës së tij të mos pilotoj aeroplan.

Mediat lokale raportojnë se vajza në foto është studente e programit të stjuardesave pranë universitetit për turizëm në Guilin. /Telegrafi/