Ngjarja e Elbasanit ngre disa pikëpyetje të forta dhe që vënë në pozitë të vështirë, pikë së pari policinë. Ajo vërtet publikoi lajmin, por në deklaratën për shtyp ajo nuk flet për dy dokumentet e ish-ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu, nëse është e vërtetë se policët kanë numëruar paratë, duke shtuar gjurmët, kjo do të thotë minimalisht prishje e provave. Me qëllim apo jo, këtë duhet ta verifikojë Prokuroria.
Dilema tjetër është përse Policia ka ndaluar personin në fjalë? A ka pasur të dhëna apo ka qenë rastësore? Nëse ka pasur të dhëna dhe sërish kryhen veprimet gabim, kjo e rëndon edhe më shumë punën e policisë.
Sigurisht që kjo ngjarje ka edhe pasoja politike. Kjo ndihet në faktin që ky erdhi si denoncim politik nga opozita, së cilës i besoi qytetari për të dhënë informacionin. Por, jo vetëm kaq. Kur ende nuk ishte mbyllur zhurma politike e dosjes “Habilaj”, duke se ky kapitull i ri ku përmendet ish-ministri i Brendshëm vë në pozitë jokomode mazhorancën.
Së pari për mënyrën sesi policia menaxhoi ngjarjen, ajo lë perceptimin se mund të ketë qenë nën një trysni politike. E, nëse në rastin “Habilaj” mazhoranca mund të argumentonte se bëhej fjalë për të shkuarën, rasti i Elbasanit implikon të tashmen, kur Tahiri është prej javësh person nën hetim dhe mazhoranca formalisht u distancua prej tij.
Nëse në rastin “Habilaj” të dhënat ndaj Tahirit janë deri tani të debatueshme, prania e dokumenteve personale të ish-ministrit të Brendshëm në makinën e një personi që kapet me 800 mijë euro të padeklaruara, dhe që në biznesin e tij ka vetëm rindërtim komisariatesh, i bën këto të dhëna shumë më shqetësuese sesa ato në rastin “Habilaj”. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron