LAJMI I FUNDIT:

Pika nga sfera të ndryshme do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Qeverisë së Maqedonisë

Pika nga sfera të ndryshme do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Qeverisë së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nesër do ta mbajë seancën e 32-të, në të cilën do të diskutohet për çështje nga më shumë sfera, ndër të cilat edhe informacioni për procedura të lëndëve për dëmet e shkaktuara mbi pronën e patundshme dhe të tjera në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për shkak të reshjeve të shtuara të shiut.

Në këtë seancë do të shqyrtohet informacioni për interes të shtuar për shfrytëzim të ndihmës profesionale nga ekspertë të huaj në thirrjen e tretë publike në projektin “Ekspertë të huaj për kompani vendase”, ndërsa me propozim të Ministrisë për transport dhe lidhje do të shqyrtohet edhe informacioni në lidhje me rrjedhën dhe përparimin e aktiviteteve në projektin “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë” dhe nismave për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, memorandumeve për mrëkuptim dhe bashkëpunim në transportin ajror me vendet e BE-së dhe mbarë botës.

Me propozim të Kuvendit të RM-së, ministrat e Qeverisë së RM, në këtë seancë do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshim të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me provcedurë të shkurtuar si dhe për propozimin për ndryshime të Statutit të Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane në këtë seancë do të jetë edhe informacioni për nënshkrim të Marrëveshjes për financim ndërmjet Komisionit evropian dhe Qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë për Programin aksional për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet dy shteteve për vitet 2015-2017, si dhe Propozimi për nisjen e procedurës për negociata për nënshkrimin e Protokolit ndërmjet Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e luftës kundër tregtisë me njerëz.

Në këtë seancë të Qeverisë së Maqedonisë poashtu do të shqyrtohet edhe informacioni për aktivitetet në drejtim të zbatimit të masave kyçe nën dimensionin Antikorrupsion nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori