LAJMI I FUNDIT:

Piatek: Dua ta nderoj fanellën me numër 9 te Milani, do të doja të isha partner me CR7 ose Shevchenkon  

Piatek: Dua ta nderoj fanellën me numër 9 te Milani, do të doja të isha partner me CR7 ose Shevchenkon  

Krzysztof Piatek është i gatshëm të “pushtojë” fanellën e Milanit me numër 9, ndërsa ka folur edhe rreth partnerit të tij ideal në sulm.  

Piatek ishte një goditje e madhe për Milanin, pasi shënoi 11 gola në 19 ndeshje të Serie A pas transferimit të tij prej 35 milionë eurosh nga Genoa në janar.


Në këtë sezon, polakut i është dhënë fanella me numër 9 dhe kjo e ka nderuar lojtari.

Nga De Jong te Piatek - talentët që e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën në treg
Lexo po ashtu Nga De Jong te Piatek - talentët që e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën në treg

“Numri 9 është një numër i rëndësishëm për një sulmues.  Të gjithë sulmuesit më të mirë e mbajnë atë – Lewandowski, Suarez, Benzema, Kane”, ka thënë fillimisht Piatek për Gazzetta dello Sport.

“Jam i lumtur sepse klubi besonte në cilësitë e mia. Ata më thanë se do ta fitoja fanellën, ndërkohë që thashë se do të kisha luftuar me gjithë forcën time për ta marrë atë dhe e kam bërë”.

“Nuk besoj në besëtytni ose në mallkim. Për mua, numri 9 është normal. Çdo gjë do të jetë mirë. Nuk më tremb ky numër”.

“Do të doja të isha partner i Cristiano Ronaldos apo Shevchenkos. Kur mbërrita në Itali, kush do të thoshte se do të shënoj më shumë se CR7…”.

“Por unë dua të përmirësohem dhe të bëhem golashënuesi më i mirë. Do të bëj gjithçka për të pasur sukses”, përfundoi polaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori