LAJMI I FUNDIT:

Philip Morris ndan 100 milionë dollarë grante në luftën kundër kontrabandës dhe krimeve tjera

Philip Morris ndan 100 milionë dollarë grante në luftën kundër kontrabandës dhe krimeve tjera

Korporata Philip Morris International ka lansuar iniciativën e madhe dhe më të re “PMI Impact” për të ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera të ngjashme. PMI Impact përbëhet nga një këshill prestigjioz prej shtatë ekspertëve të jashtëm të pavarur dhe kredibil nga fusha e drejtësisë, kundër korrupsionit dhe forcimit të ligjit.

Këta ekspertë do të mbikëqyrin procesin e dhënies së granteve që mundësojnë qasje të re në tri fushat kyçe për ta luftuar kontrabandën dhe krimet e ngjashme – hulumtimin, arsimin dhe ngritjen e vetëdijes, dhe veprimin.
Në një komunikatë për media, thuhet se PMI Impact do të filloj pranimin e propozimeve për projekte në fund të këtij viti.


Propozimet mund të vijnë nga organizata private, publike dhe OJQ. PMI ka vënë në dispozicion 100 milionë dollarë grante për tri raundet e para.“Progresi kundër tregtisë ilegale kërkon ide, burime dhe veprime – dhe kjo është arsyeja pse jemi të lumtur që po e lansojmë PMI Impact. Ne jemi posaçërisht mirënjohës që shumë ekspert të shquar janë pajtuar që ta udhëheqin këtë proces dhe të mbikëqyrin pranimin e kërkesave me propozime. Njëkohësisht PMI vazhdon të bëjë kontrollin zinxhiror të furnizimeve të saj si dhe të mbështes protokollin ndërkombëtar sa i përket tregtisë ilegale”, ka thënë André Calantzopoulos, Drejtori Ekzekutiv i PMI.

Fenomenti i tregtisë ilegale është shumë i përhapur dhe nga përllogaritjet e bëra të shitjeve me pakicë të mallrave rezulton se vlera arrin deri në 650 milionë dollar prej tregut të zi duke filluar nga farmaceutika, duhani, armët dhe kafshët e egra.

Pjesa më e egër e gjithë tregtisë ilegale është trafikimi me qenie njerëzore që shkon përtej vlerësimeve financiare.

Duke e komentuar iniciativën më të re PMI impact, anëtari i këshillit të ekspertëve dhe ish-Prokurori i lartë i Departamentit amerikan të drejtësisë, Suzanne Hayden thotë: “Tregtia ilegale lulëzon sot, pjesërisht, për shkak të një aleance të lirë të rrjeteve kriminale që veprojnë së bashku pa u ndëshkuar dhe që përfitojnë nga kufijtë e hapur, zyrtarët e korruptuar dhe sistemet e ndryshme ligjore. Ne mbështetemi tek këshilli, i cili duhet të bëjë shqyrtimin e propozimeve me zgjidhjet më të mira që ofrohen për të trajtuar problemet e krijuara nga tregtia botërore ilegale”, tha Hayden.

Një anëtar tjetër i këtij këshilli, Luis Moreno Ocampo, i cili ishte Kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëare Penale, thotë se duhani kontrollohet nga ligjet e shtetit ndërsa ndalimi i kontrabandës është mënyra për të zbatuar ato.

PMI impact është njëri nga disa prej programeve më të mëdha të kompanisë, e cila mbështet promovimin e biznesit të qëndrueshëm dhe adresimin e problemeve të ndryshme. /Telegrafi/