Petrovska: Integrimi evropian është forcë lëvizëse për Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Krems të Austrisë mori pjesë në takimin ministror për bashkëpunim në mbrojtje të Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.
Ajo tha se këto kohë sfiduese përfaqësojnë gjithashtu një mundësi unike për të gjithë ne për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë dhe për të intensifikuar dialogun e ndërsjellë.
“Rajoni i përket Evropës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa vendet tona, veçanërisht Maqedonia e Veriut, kanë treguar se janë të përkushtuara ndaj parimeve dhe vlerave evropiane. Procesi i anëtarësimit duhet të jetë i besueshëm, sepse, integrimi evropian është motivimi më i fortë për zhvillim dhe është ideja më e mirë që lidh rajonin”, tha Petrovska.
Në kuadër të Bashkëpunimit të mbrojtjes së Evropës Qendrore, ministrja e Mbrojtjes tha se vendet anëtare janë jashtëzakonisht të rëndësishme në mbështetjen e procesit të anëtarësimit, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke punuar sipas parimeve të qeverisjes së mirë dhe funksionimit të shtetit ligjor.
“Ballkani Perëndimor nuk ka kohë për një tjetër momentum të humbur në procesin e integrimit evropian. Unioni duhet të jetë pragmatik, për të mundësuar akses më të lehtë në projektet investuese, ndërsa veçanërisht në ndërtimin e institucioneve dhe shoqërive demokratike. Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj procesit të shqyrtimit tashmë të filluar, sepse për ne integrimi në Union është shtysa më e fortë për demokracinë, prosperitet dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Ish-kryeinspektori i AKI-së që po “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit