LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Deputetët duhet të tregojnë pjekuri politike

Petrovska: Deputetët duhet të tregojnë pjekuri politike

Për vendimet që janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të gjitha partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, në një moment të caktuar duhet të tregojnë pjekurinë e tyre politike, shprehet Petrovska

Ndryshimet kushtetuese janë çështje e pjekurisë politike, sepse janë vendime të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, thotë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska

Petrovska merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë DEFEA 2023, i cili mbahet në Athinë. Ajo në margjinat e panairit takoi kolegun e saj grek Nikos Panajotopullos, ndërsa për MIA-n foli për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes me Greqinë, për të cilin thotë se është në nivel jashtëzakonisht të lartë, për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij, për mbështetjen greke për anëtarësimin tonë në BE, por edhe për problematikat aktuale në vendin tonë, si ndryshimet kushtetuese dhe të dënuarit në çështjen “Lagjja e Trimave”. Për amendamentet kushtetuese do të them vetëm një koment, që për mua nuk është më çështje nëse do të ketë një shumicë prej dy të tretash, apo numërim të deputetëve që do të japin mbështetje, por janë shumë më tepër çështje e shfaqjes të pjekurisë politike, sepse për vendimet që janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të gjitha partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, në një moment të caktuar duhet të tregojnë pjekurinë e tyre politike dhe ta udhëheqin popullin në marrjen e atyre vendimeve”, thekson Petrovska.

Në takimin me ministrin e mbrojtjes së Greqisë, i cili zgjati shumë më tepër se sa pritej, Petrovska dhe Panajotopullos ranë dakord se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve që nga viti 2019 “me të vërtetë ka shënuar një përmirësim të dukshëm dhe është në një nivel jashtëzakonisht të lartë “, por gjithashtu u diskutua edhe për perspektiva të reja për thellimin e këtij bashkëpunimi. “Deri më tani kemi trajnime dhe aktivitete të shumta të përbashkëta mes ushtrive të dy vendeve ku marrim pjesë së bashku, pavarësisht nëse është në nivel dypalësh apo me disa vende të tjera. Ajo që ishte veçanërisht motivuese nga Panairi ishin kompanitë e shumta greke që ekspozonin prodhimet e tyre që janë pjesë e pajisjeve më moderne të armatimit të sofistikuar, kështu që unë dhe kolegu im grek folëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në atë segment, që nënkupton shfrytëzimin e kapaciteteve të industrisë ushtarake greke dhe çfarë mund të bëjmë në vendin tonë, por në veçanti folëm për shkëmbimin e përvojave nga përdorimi i instrumentit për prokurimin e këtij lloji të pajisjeve të sofistikuara përmes instrumentit të njohur Qeveri me Qeveri”, shton Ministrja.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori