LAJMI I FUNDIT:

Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njohin vetëm këngëtarët e tallavasë (Video)

Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njohin vetëm këngëtarët e tallavasë (Video)

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptarë, Enver Petrovci ka thënë se politikanët u kanë vjedhë profesionin artistëve.

Petrovci i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dikur njerëzit kanë njohur dy-tre politikanë e kanë njohur të gjithë artistët, ndërsa sipas tij, sot është e kundërta.


“Si fëmijë unë kam ditur për shokun Tito dhe Fadil Hoxhën, por i kam njohur rreth 200 apo 300 emra të artistëve. Pyeti fëmijët sot, njohin vetëm disa aktorë të serialeve dhe disa këngëtarë tallava dhe disa që u njohin të pasmet dhe gjoksin, ndërsa njohin mire politikanët”.

Aktori ka thënë se atij nuk i intereson as çfarë mendon Kryetari i Kosovës, por i intereson mendimi i Ismail Kadaresë.

“Kryetari nuk mendon hiq, sepse ka kush mendon për Kosovën. Ne kishe po mendojmë. Por, më intereson mendimi i Kadaresë. Ne kishe po mendojmë diçka, sepse mendojmë për karriga”.

Petrovci ka thënë se edhe televizionet kanë faj që u japin hapësirë të madhe politikanëve, pasi sipas tij, këta të fundit përplasen në mes vete dhe dhurojnë shfaqje për publikun.

“Neve artistëve nuk ka gjasa të na fusni në sherre, sepse ne duam të mirën e artit. Mund të përplasemi artistikisht, por ndryshe kurrë”, tha ndër të tjera Enver Petrovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori