LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company gëzon fëmijët e Sos Fshatrave dhe Sos Kopshtit me pako dhurata

Petrol Company gëzon fëmijët e Sos Fshatrave dhe Sos Kopshtit me pako dhurata

Periudha e fundvitit është një kohë kur ne përqafojmë me padurim frymën festive.

Edhe këtë herë me rastin e festave të fundvitit Petrol Company bashkë me këngëtarin e mirënjohur, The Victor, zgjodhi Sos Fshatrat e Fëmijëve për të dhuruar dashuri e gëzim në zemrat e secilit që ishin të pranishëm aty.

Me kënaqësinë dhe me urimet më të bukura u dhuruan 50 dhurata në Sos Fshatra dhe 32 të tjera në Sos Kopsht duke krijuar një atmosferë emocioni e gëzimi të papërshkrueshëm teksa fëmijët shpalosnin dhuratat e tyre.

Kujdestaret e Sos Fshatrave shprehën mirënjohjen e përzemërt duke mikpritur ekipin e Petrol Company-së si në shtëpinë e tyre.

Kjo përpjekje ilustron fuqinë e vullnetit të mirë për t’i dhuruar lumturi të vegjëlve zemërbutë.