LAJMI I FUNDIT:

Petkovic: Asnjë nga lojtarët e Zvicrës nuk ka thënë se do të luajë për Kosovën

Petkovic: Asnjë nga lojtarët e Zvicrës nuk ka thënë se do të luajë për Kosovën

Në një intervistë që ka botuar gazeta Sportske Novosti e Zagrebit dhe që përcjell portali Jutarnji List, përzgjedhësi i skuadrës kombëtare të Zvicrës, Vladimir Petkovic, të cilin e paraqesin si “kroato-boshnjako-zviceran” të lindur në Sarajevë, flet për qëllimet e tija në euro 2016 dhe thotë se skuadra e tij do të luajë ndeshjen e tretë me Francën në grup për pozitën e parë në Grup.

“Qëllimi im i parë është që në ndeshjen e tretë me Francën të vendoset se kush është i pari në grup. Dua për fillim të tetën e finales. Për këtë objektiv të madh punojmë shumë, e më vonë do të ketë mjaft kohë për të definuar qëllimet e reja”, thotë ai.


Ndërkaq në vërejtjen e gazetares së në ndeshjen e parë më 11 qershor kundër Shqipërisë për disa lojtarë të tij do të jetë mjaft emocionuese sepse kanë rrënjë shqiptare, ai thotë se emocione do të ketë në të dyja anët.

“Po, gjithsesi për disa do të jetë emocionuese, por jo vetëm nga ana jonë, sepse mjaft lojtarë të Shqipërisë luajnë në ligën e Zvicrës, i kanë lënë rrënjët e tyre këtu, këtu jetojnë, punojnë dhe këtu i kanë familjet. Por, në fund të fundit, kjo është vetëm një lojë futbolli dhe secila palë dëshiron ta fitojë”, është shprehur Petkovic, transmeton Koha.net.

I pyetur për mundësinë që, pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA mund të shkojnë disa lojtarë të tij të luajnë për Kosovën ai ka thënë se nuk shqetësohet për një gjë të tillë.

“Nuk shqetësohem shumë për këtë. Nga disa prej atyre që do të mund të luanin për Kosovën asnjëri nuk ka thënë se ajo do të ishte një opsion i vërtetë. Askush nga Federata e futbollit të Zvicrës nuk ka asgjë kundër që Kosova të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por do të doja sikur disa rregulla të ishin vendosur kohë më parë në mënyrë që të mos bëhet presion ndaj disa lojtarëve”, ka thënë Petkovic.
Në pyetjen se sa është përparimi i futbollit Zviceran rezultat i kontributit të lojtarëve nga Ballkani (pos gjashtë shqiptarëve në kombëtaren zvicerane janë edhe dy kroatë dhe një boshnjak), Petkovic thotë se “kjo është një pasqyrë e Zvicrës”.

“Shumë njerëz kanë një histori migrimi, e si pasojë është e natyrshme që kjo të reflektohet edhe në futboll. As në klube e as në kombëtare askush nuk e mohon se ata futbollistë i kanë dhënë një kontribut të madh faktit që Zvicra në futboll të mos jetë më një shtet i vogël. Por futbolli Zviceran shkon gjithmonë përpara para se gjithash për shkak se ka një shkollë të mirë futbolli këtu”, është shprehur ai duke hedhur poshtë kritikat se ky kampionat në Francë do të jetë më i dobët ,sepse në të marrin pjesë 24 skuadra.

“Këto janë 24 kombëtaret më të mira të Evropës. Ka edhe 25 që janë xheloze. Duhet të gjithë të mësohen se nuk ka më skuadra të dobëta të Evropë”, ka thënë ai.

Zvicra lojën e parë e luan pikërisht kundër Shqipërisë më 11 qershor, që është edhe loja e parë në një kampionat për kombëtaren shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori