LAJMI I FUNDIT:

Pete Davidson shihet pa disponim në Australi pas ndarjes nga Kim Kardashian

Pete Davidson shihet pa disponim në Australi pas ndarjes nga Kim Kardashian

Pete Davidson dukej i dëshpëruar teksa u pa duke bërë blerje të dielën, pas ndarjes së tij me Kim Kardashianin.

Humoristi 28 vjeçar, u fotografua duke vizituar një dyqan “Target” në Cairns Central Mall në Cairns, Australi, pasi doli nga hoteli i tij, shkruan DailyMail.

Pete, i cili aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e filmit “Wizards”, kishte veshur një palë tuta të zezë dhe një kapele të zezë bejsbolli teksa vizitonte qendrën tregtare.

Ish-ylli i ‘Saturday Night Live’ i mbajti sytë e tij të mbrojtur nga dielli me një palë syze dielli reflektuese. Ai zgjodhi një xhup monokromatik dhe veshi një palë pantallona të zeza së bashku me një kapuç të trashë dhe të zi.

Twitter mbushet me komente satirike pas ndarjes së Kim Kardashianit nga Pete Davidson
Lexo po ashtu Twitter mbushet me komente satirike pas ndarjes së Kim Kardashianit nga Pete Davidson

Ai kishte veshur një këmishë blu të çelur, e cila kulmonte poshtë, dhe kishte mbathur një palë atlete të zeza për të qëndruar rehat gjatë daljes së tij të shkurtër.

Kjo paraqitje e tij vjen pasi Kim, 41 vjeçe, dhe Pete, 28 vjeç, i dhanë fund lidhjes së tyre ndërsa ai punon në një projekt afatgjatë në Australi.

Një burim i afërt me Pete tha për DailyMail: “Ndarja e tyre ishte krejtësisht miqësore. Ata kaluan shumë mirë gjatë kohës që zgjati, por distanca të gjata dhe prioritetet e ndryshme panë që ajo të mbaronte”.

Davidson u pa i afërt me kolegët e tij këtë të premte – në të njëjtën ditë që ai dhe Kim u ndanë. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga DailyMail, Pete u pa duke luajtur basketboll me ekipin e filmit “Wizards” në studion e tyre australiane.

Përkundër faktit se ai ishte ndarë nga e dashura e tij po atë ditë, një burim i brendshëm i produksionit vuri në dukje se Pete ‘dukej i relaksuar, sikur të mos kishte ndodhur gjë në botë’.

Ish-çifti, u lidhën për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, ku u njohën gjatë emisionit ‘Saturday Night Live’.

Pete ka kaluar muaj duke xhiruar filmin e tij të ardhshëm “Wizards” në Australi, ku Kim e vizitoi atë vetëm një herë në korrik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori