LAJMI I FUNDIT:

Peshkopët kilianë ofruan dorëheqje kolektive, shkaku i skandaleve seksuale

Peshkopët kilianë ofruan dorëheqje kolektive, shkaku i skandaleve seksuale

Të gjithë peshkopët në Kili ofruan dorëheqje, pasi Papa Françesku i akuzoi për abuzime seksuale dhe fshehje të provave ndaj keqpërdorimit ndaj të miturve.

Në raportin prej dhjetë faqesh, të përpiluar nga 34 peshkopë që ishin ftuar në Vatikan, thuhet se Kisha Katolike Kiliane është e përgjegjshme për “defekte serioze” në trajtimin e çështjeve të abuzimeve, transmeton Telegrafi.


“Priftërinjtë abuzues nuk u larguan prej dioqezave, por vetëm iu ndryshua lokacioni ku ende janë në kontakt me fëmijë, ankesat janë hedhur poshtë edhe pse kishte evidenca të besueshme dhe avokatët e Kishës janë detyruar t’i heshtin dhe ndalojnë hetimet. Klerikët e lartë i kanë shkatërruar dokumentet komprometuese”, thuhet në deklaratën e Papa Françeskut.

Duke e akuzuar Kishën e Kilit si të “fokusuar në vetën” dhe rrëshqitje në “perversion kishtar”, Papa ka thënë se kjo është një “plagë e hapur” në Amerikën Jugore.

Derisa ofruan dorëheqjen, peshkopët thanë se do të shërbejnë në postet e tyre derisa Papa të merr vendim. Ata kërkuan falje për të prekurit dhe familjet e tyre, ndërsa u zotuan se do të punojnë në zbardhjen e rasteve. /Telegrafi/