LAJMI I FUNDIT:

Pesë udhëheqësit botëror më të paguar

Pesë udhëheqësit botëror më të paguar

Të udhëheqësh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanadaja, Kina sigurisht që është punë e vështirë, por nga ana tjetër shpërblehen mirë.

Janë ata që vendosin për fatet e vendit të tyre, kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore atëherë numrat janë edhe me disa zero. Mirëpo, ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin me vendin e tyre nuk marrin pagë ose të paktën kështu kanë deklaruar.


Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hequr dorë të paguhet.

Më poshtë, Paywizard iu sjell shifrat e pesë udhëheqësve më të paguar botërorë.

Donald Trump

Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Paga mujore: 33,333.00 dollarë
Paga vjetore: 400,000.00 dollarë

Justin Trudeau

Vendi: Kanada
Paga mujore: 22.285.00 dollarë
Paga vjetore: 267,415.00 dollarë

Angela Merkel

Vendi: Gjermani
Paga mujore: 21,912.00 dollarë
Paga vjetore: 262,946 dollarë

Theresa May

Vendi: Britani e Madhe
Paga mujore: 16,542.00 dollarë
Paga vjetore: 198,509.00 dollarë

Emmanuel Macron

Vendi: Francë
Paga mujore: 17,628.00 dollarë
Paga vjetore: 211,530.00 dollarë

Pagë të lartë ka dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili paguhet me 29,753.00 dollarë në muaj, Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë paguhet me 12,586.00 dollarë, kurse Presidenti kinez, Xi Jinping paguhet me 1,716.00 dollarë në muaj.

Kreu i katolikëve, Papa Francesku nuk ka pagë mujore dhe as vjetore.

Papa nuk merr pagë për pozitën e tij. Në fakt, për shkak se Papa Francis në mënyrë specifike ka bërë një zotim varfërie, ai nuk është në gjendje të posedojë ndonjë pronë tjetër përveç asaj që ai është kujdestar për të qenë rojtar i Romës. Papët e tjerë që nuk kanë marrë një zotim të tillë janë të lirë të marrin një pagë, ndërsa Papa Benedikti ka një pension prej 29,500.00 dollarë në vit.

Papa ka qasje në qindra miliona dollarë çdo vit, të cilat janë të destinuara për përdorim bamirës dhe aktivitete të Kishës. Asnjë nga këto para ai nuk mund t’i përfitojë personalisht. Kisha si një e tërë siguron që të gjitha nevojat e Papës për sa i përket veshjes, strehimit dhe ushqimit, pra paga e Papës nuk ekziston. /Telegrafi/