LAJMI I FUNDIT:

Pesë situata në të cilat nuk do të guxoni të pini ujë, sepse është rrezik

Pesë situata në të cilat nuk do të guxoni të pini ujë, sepse është rrezik

Uji është shumë i rëndësishëm dhe na mban në jetë, mirëpo ka edhe disa raste kur ju nuk duhet ta pini, pasi ju dëmton

Ekzistojnë situata të caktuara në të cilat duhet të mos pini, transmeton Telegrafi.

Kur tashmë keni pirë tepër

Nëse pini mjaft ujë që të tretni balancën natyrore të kripës në trup, mundeni seriozisht të rrezikoni jetën tuaj.

Kjo gjendje quhet hiponatremi dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Kur urina është e tejdukshme (e pastër)

Nëse nuanca e urinës ka ngjyrë paksa të verdhë, keni arritur gjendjen optimale të hidratimit, në rast që është pothuajse e tejdukshme, do të duhet të zvogëloni pirjen e ujit.

Nuancat e ngjyrës së verdhë në të errët janë sinjal që organizmit i nevojitet uji.

Pas racionit të bollshëm

Pini një gotë ujë para racionit dhe do të hani më pak ushqim, sepse uji do të zërë vend të caktuar në stomak.

Nga po i njëjti shkak, pirja e tepërt e ujit para apo pas racionit mund të çojë deri në gjendje të pakëndshme dhe të fryrjes.

Kur uji ka (jo aq shumë) sekret të ëmbël

Uji me shije shpesh bazohet në ëmbëltues të cilët i japin atë shije plotësuese. Megjithatë, ëmbëltuesit janë të lidhur me shtimin e urisë, madje edhe me shtimin e peshës.

Në vend të kësaj, mundeni vetë të shtoni shijen ujit të cilin e pini duke qitur në të limon, kastravec, shalqi, madje edhe erëza të caktuara, sipas shijes suaj.

Kur jeni duke u ushtruar intensivisht

Kur ju djersini, humbni kripë dhe kalium. Të dyja këto janë të rëndësishme për shëndetin, që do të thotë se ju duhet t’i zëvendësoni ato. Ju nuk mund të pini ujë, pasi uji do t’i largonte më shumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori