LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe kohore.

Këto raste të dhunës në familje janë raportuar në Podujevë, Ferizaj, Klinë, Gjakovë dhe në Rahovec.


Të gjitha rastet e tjera sipas policisë ishin dhunë fizike në mes bashkëshortëve përveç në Podujevë, ku djali në vazhdimësi kishte keqtrajtuar dhe sulmuar anëtarët e familjes.

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve:

Podujevë, 12.01.2022-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i sulmuar atë dhe familjaret e tjerë, duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqikisht. Sipas ankuesit djali i tij është i sëmurë mendor. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit në psikiatri me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj, 12.01.2022-22:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj  në gjendje të dehur e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. I dyshuari gjendet në arrati. Viktima  është dërguar në strehimore.

Klinë, 12.01.2022-13:05. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.01.2022-19-00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë dhe e njëjta nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rahovec, 12.01.2022-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, i ka kanosur verbalisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori