LAJMI I FUNDIT:

Pesë plane inspiruese 3D për banesa dydhomëshe

Pesë plane inspiruese 3D për banesa dydhomëshe

Banesat dydhomëshe janë ideale për çifte dhe familje me pak anëtarë

Si një nga llojet më të zakonshme të shtëpive në dispozicion, ato ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për efikasitet dhe ofrojnë më shumë komoditet sesa banesat njëdhomëshe ose garsonierat.


Prandaj, ne po ju paraqesim pesë plane të banesave dydhomëshe, të cilat do t’ju frymëzojnë, transmeton Telegrafi.

1. Banesë me katër ballkone

Radhitja e dhomave të kësaj banese është jokonvencionale, por është shumë funksionale.

Bukurisë së kësaj hapësire i kontribuojnë gjithashtu katër ballkone të vegjël që ndodhen në secilën anë të banesës dhe sigurojnë dritë të mjaftueshme.

2. Oazë urbane

Kjo banesë e bukur dhe simpatike me dy dhoma gjumi ofron shumë metra katrorë, pajisje luksoze dhe një dizajn të hijshëm.

Ajo ka mjaft hapësirë magazinimi, hapësirë pune, një kuzhinë të madhe dhe zonë ngrënieje, dy dhoma gjumi, dy banja dhe dritare të mëdha me kornizë të zezë, e cila është plotësuese e pjesës tjetër të mobilieve dhe ofron shumë dritë natyrore në banesë.

3. Banesë me një nivel të lartë funksionaliteti

Kjo banesë më e vogël ka gjithçka që ju nevojitet – një dhomë të ndenjës me zonë ngrënie dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe një banjë me një tualet të veçantë.

Mobiliet zënë shumë hapësirë, por ajo që mungon në hapësirë, e plotëson me funksionalitet.

4. Banesë me një koncept të hapur

Ajo ofron një hapësirë të vogël për vendosje të gjërave dhe për të jetuar, gjë që e bën atë të këndshme për familjet më të vogla, çiftet ose beqarët.

Dhomat e gjumit janë të vendosura në anët e kundërta të banesës, të cilat mund të jenë ideale për mysafirët, dhe hapësira e mjaftueshme në vendet e përbashkëta ofron atmosferën e përsosur për argëtim.

5. Banesa dydhomëshe me privatësi

Ideale për një familje të vogël, ose një çift të ri të martuar që kërkojnë një dhomë mysafirësh, kjo banesë siguron privatësi të plotë pasi dhomat e gjumit ndodhen në pjesë të ndryshme të banesave.

Çdo dhomë gjumi ofron hapësirë të bollshme për vendosje të gjërave dhe një banjë private, ndërsa, nga ana tjetër, dhoma e ndenjes ndahet dhe ka një ishull kuzhine në formën e një bari dhe një dhomë të gjerë të qëndrimit ditor për shoqërim të këndshëm.

/Telegrafi/