LAJMI I FUNDIT:

Pesë artikuj që duhet të jenë në menynë e fëmijëve

Pesë artikuj që duhet të jenë në menynë e fëmijëve

Dihet që fëmijët duhet të hanë ushqim të shëndetshëm dhe të llojllojshëm. Megjithatë, ushqimet që hanë ata ndikojnë në dozën e hiperaktivitetit, koncentrimit dhe kujtesës.

Ju sjellim pesë artikujt e shëndetshëm e të dobishëm për shëndetin e fëmijëve.

Uji


Edhe pse për fëmijët nuk është aspak interesant, sepse nuk e reklamon asnjë karakter nga filmat vizatimorë, pikërisht kjo pije e shëndetshme është përbërës kyç për ruajtjen e energjisë, shkruan Yahoo Shine. Kur janë të dehidruar fëmijët janë shumë konfuzë dhe koncentrohen me shumë vështirësi, prandaj është e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi se a pinë mjaft ujë.

Si t’ua mbushni mendjen? Fëmijët zakonisht nuk e kuptojnë kur janë të dehidruar, prandaj është shumë e rëndësishme që të kenë afër një shishe ujë, sidomos nëse luajnë shumë ose kalojnë kohën në diell. Më së miri do të ishte të shmangni ujin me shije, sepse më së shpeshti përmban aroma, ngjyra dhe ëmbëltues artificialë. Ujit mund të provoni t’i jepni shije me disa pika limon, por fëmijët zakonisht nuk pëlqejnë kur “diçka pluskon”.

Truku më i mirë gjendet në përzgjedhjen e shishes së ujit – lejoni fëmijët të zgjedhin vetë shishen e cila u pëlqen më së shpeshti ose dekorojeni së bashku me vizatime. Ide e shkëlqyeshme është që në shishe të hidhni disa copa akulli të formave të pazakonshme ose në gotë të vendosni kallam apo pip me ngjyra.

Qulli i tërshërës

Drithërat e papërpunuara janë burimi më i mirë i energjisë, veçanërisht për të vegjlit të cilët ende zhvillohen dhe rriten. Fibrat dhe karbohidrate në qullin e tërshërës ofrojnë burim afatgjatë dhe konsistent të energjisë, ndërsa lajmi i mirë është që mund ta përgatitni në shumë mënyra.

Si t’ua mbushni mendjen? Nëse mundeni, shmangni qullin e blerë të tërshërës dhe përgatiteni vetë. Kjo nuk do të marrë shumë kohë, dhe do të shmangni sheqernat, shijet dhe ngjyrat e shtuara. Në qull shtoni pak gjalpë dhe derisa është ende i nxehtë, shtoni pak fruta mali të ngrira. Fëmijët nuk do t’i rezistojnë, veçanërisht nëse shtoni pak çokollatë të grirë në maje.

Bananet

Shumë fëmijë kanë mungesa befasuese të kaliumit, ndërsa ky problem mund të manifestohet në mënyra të ndryshme, nga letargjia e deri te problemet me kujtesë. Kaliumi, i cili është shumë i nevojshëm për organizmin për funksionimin normal dhe ndihmon në rregullimin e sistemit nervor dhe muskulor, gjendet edhe në kajsi, fiq dhe kumbulla.

Si t’ua mbushni mendjen? Fatmirësisht, shumica e fëmijëve pëlqejnë bananet, por nëse fëmija juaj nuk i pëlqen ato, provoni që copëzat e ngrira të bananes t’i përzieni me jogurt ose frape.

Vezët

Dihet se sa të rëndësishme janë proteinat për ndërtimin e muskujve, por përveç kësaj e mbajnë trupin të ngopur për një kohë të gjatë. Megjithatë, ndonjëherë është vështirë ose gati e pamundshme t’ua mbushni mendjen fëmijëve për të ngrënë një copë mishi. Prandaj në këtë rast vezët janë zgjidhja e duhur. Vezët janë burim i pastër proteinash, ndërsa mundësia e përgatitjes së tyre në mënyra të ndryshme lehtëson tërë situatën.

Si t’ua mbushni mendjen? Vezët e fërguara me djathë janë ushqimi klasik të cilin do ta hanë shumica e fëmijëve, por po ashtu zamrën mund ta përmirësoni me ve të ziera, e për nazelitë e vegjël petullat janë zgjidhje e shkëlqyer.

Peshku

Hulumtimet tregojnë lidhjen e mbamendjes dhe suksesit në teste me konsumimin e peshkut për kafjall. Edhe pse një kafjall i tillë nuk do t’i pëlqente asnjë fëmije, është fakt që dobitë janë shumë të mëdha. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden në peshkun e yndyrshëm, si salmoni, janë dëshmuar që reduktojnë depresionin dhe hiperaktivitetin dhe rrisin koncentrimin. Përveç kësaj, niveli i lartë i proteinave ruan nivelin e sheqerit në gjak dhe organizmin e mban të ngopur edhe për disa orë.

Si t’ua mbushni mendjen? Hulumtimet kanë treguar që fëmijët e femrave shtatzënë që rregullisht hanë peshk më shpesh e pëlqejnë këtë ushqim të shëndetshëm. Fëmijës së pari provoni t’i ofroni diçka të njohur, si copëza të tunës, dhe pastaj me copëzat e salmonit të futura në ve të fërguara ose sandviç. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024

Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024

Grim
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Kalo në kategori