LAJMI I FUNDIT:

Përzgjidhen katër konsorciumet e mundshëm për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Përzgjidhen katër konsorciumet e mundshëm për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Qeveria e Kosovës dhe Contour Global njoftojnë se kanë përzgjedhur ofertuesit e mundshëm për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Sipas njoftimi të Qeverisë thuhet se janë përzgjedhur katër ofertues të parakualifikuar nga gjashtë aplikantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret e larta teknike dhe financiare, si dhe i kanë ofruar letrat e financimit nga institucionet financiare.

“Pas shpalljes së procesit të Përzgjedhjes Fillestare në qershor, gjashtë aplikime u pranuan dhe u vlerësuan nga Contour Global, rezultatet e të cilave pastaj i ka njohur Qeveria e Kosovës. Pas procesit të vlerësimit është arritur në përfundimin se katër prej këtyre gjashtë aplikantëve janë parakualifikuar, të cilët i kanë plotësuar kriteret e larta teknike dhe financiare, si dhe i kanë ofruar letrat e financimit nga institucionet financiare. Ofertuesit e parakualifikuar për EPC-së janë 1. CMEC; 2. Një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems dhe Técnicas Reunidas; 3. Një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe 4. Hyundai. Këta ofertues gjithashtu kanë ofruar furnizime me pajisje nga Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba, si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Poëer Service; General Electric; KEPCO; konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES; dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, ENKA dhe Técnicas Reunidas. Tani është në proces lansimi i RFP”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se termocentrali do të përmirësojë në masë të madhe furnizimin me energji elektrike, do të sigurojë energji më të pastër dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që kemi tërhequr ndërtuesit më të mëdhenj të elektranave në botë për termocentralin Kosova e Re. Termocentrali do të përmirësojë në masë të madhe furnizimin me energji elektrike, do të sigurojë energji më të pastër dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke u bërë kështu instrument i një perspektive të zhvillimit të fuqishëm për ekonominë e vendit tonë. Qeveria e Kosovës dhe Contour Global janë të angazhuara që fillimi i ndërtimit të termocentralit Kosova e Re të ndodhë në pjesën e parë të vitit 2019”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Joseph Brandt, themelues dhe drejtor i Contour Global, ka thënë se “Kosova e Re është vendimtare për të ardhmen e furnizimit me energji të Kosovës dhe ne jemi të kënaqur që kemi pranuar ofertat para-kualifikuese dhe financim të propozuar nga kontraktuesit më të mëdhenj dhe më të respektuar për EPC-së në nivel botëror”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, më herët kishte theksuar se “Qeveria e Kosovës ka njohur nevojën për kapacitete energjetike shtesë për të përmbushur shqetësimet afatgjata të sigurisë së furnizimit në Kosovë dhe për të siguruar energjinë elektrike të domosdoshme për vendin. Si pjesë e kësaj strategjie, termocentrali Kosova e Re do t’i zëvendësojë njësitë aktuale të vjetruara të termocentralit Kosova A”.

Nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re” (Foto)
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re” (Foto)

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar ishin nënshkruar marrëveshjet komerciale për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. /Telegrafi/