Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe CEO i kompanisë Countur Global, Joseph Brandt, kanë nënshkruar sot marrëveshjet komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO i kompanisë Countur Global, Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Me këtë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tha se ndërtimi i këtij termocentrali stabilizon prodhimin me energji elektrike dhe do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Ai tha se marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tregon vazhdimësinë e partneritetit strategjik me SHBA-të.
Presidenti i vendit tha se nuk ka tregues më domethënës se Kosova është vend i sigurt për investime sesa nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
“Kjo tregon se jemi shtet i sigurt për investime”, tha Thaçi, duke shtuar se ndërtimi i “Termocentralit “Kosova e Re”, do të kontribuojë në stabilitetin energjetik.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nga sot Kosova do të ketë një dimension të ri zhvillimit, raporton Telegrafi.
Ai tha se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’ tregon se Kosova është ambient optimal për të investuar në Kosovë.
Veseli tha se beson se takimi tjetër do të zhvillohet në vitin 2013, atëherë kur ky projekt do të përfundojë, ndërsa ftoi investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përshëndeti të pranishmit, ndërsa potencoi rëndësinë që ka ndërtimi i Termocentralit “Kosova e RE” për shtetin e Kosovës.
Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’, foli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
5,829 euro mblidhen nga konsumatorët e Meridian Express për SOS Fshatin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër