LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes mesazh për coronavirusin: Disiplinën dhe solidaritetin, do të mposhtet edhe ky armik i padukshëm

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes mesazh për coronavirusin: Disiplinën dhe solidaritetin, do të mposhtet edhe ky armik i padukshëm
Bernard Challandes, përzgjedhës i Kosovës (Foto: Julian Finney/Getty Images)

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë një videomesazh të përzgjedhësit të “Dardanëve”, Bernard Challandes, për përballjen e pandemisë së coronavirusit.

Challandes i kujton popullit të Kosovës se me vlerat që ka shfaqur përfaqësuesja më e re në Evropë, disiplinën dhe solidaritetin, do të mposhtet edhe ky armik i padukshëm.


“Përshëndetje popull i Kosovës! Shpresoj të jeni me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovë, por për të gjithë Evropën, përfshirë edhe Zvicrën, që sikurse Kosova po përballet me coronavirusin”.

Bernard Challandes (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)

“Në këtë kohë të vështirë, ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të qetë për sigurinë tuaj shëndetësore e të familjeve tuaja. Do ta kalojmë të gjithë këtë së bashku, por, derisa të vijë ajo ditë, është e rëndësishme të zbatoni masat e marra nga institucionet tuaja shtetërore”.

“T’i respektojmë këto masa dhe ta luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim si skuadër, por me kontributin e gjithsecilit prej jush”.

“Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekipit tonë kombëtar, që janë disiplina dhe solidariteti, kështu ne do të fitojmë. Gjithë të mirat!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori