“Përvojat evropiane të Sllovenisë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë”
Në takimin e sotëm në Shkup, kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri slloven Anton Rop vlerësuan se përvojat sllovene janë jashtëzakonisht të dobishme për Maqedoninë në proceset e saj për integrimin evropian dhe euroatlantik.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për përvojat që Sllovenia i ka pasur në procesin e pranimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa është konstatuar edhe progresi që Maqedonia e ka bërë në politikën ndërkombëtare dhe proceset integruese.
Kryeministri Zaev e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme mbështetjen që Maqedonia e merr nga Sllovenia për proceset e integrimit dhe të reformave.
Gjithashtu janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Slloveninë në shumë fusha, për shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të parave nga fondet evropiane, për procedura më të thjeshtuara në përgatitjen e dokumentacionit projektues, si dhe për mundësitë për përdorim efikas të linjave të lira kreditore prej më shumë institucioneve financiare ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251