LAJMI I FUNDIT:

Përveç zbulimit të autorit të një krimi, një gjurmë gishti mund të tregojë diçka tjetër?

Përveç zbulimit të autorit të një krimi, një gjurmë gishti mund të tregojë diçka tjetër?
shutterstock

Gishti i madh në këtë dorë është më i rëndësishmi

Thuhet që gjurma e çdokujt është unike, mirëpo në disa vite të fundit zyrtarët policorë e përdorin për të identifikuar autorin e veprave kriminale.


Një studim i kohëve të fundit ka arritur të zbulojë nëpërmjet gjurmës së gishtit nëse dikush ka përdorur kohët e fundit një substancë narkotike. Dhe tani, një hulumtim më i ri ka shkuar një hap para.

Shkencëtarët spanjollë janë afër zbulimit që fotot e gjurmës së gishtit mund të parashikojnë skizofreninë, transmeton Telegrafi.

Për këtë qëllim, studiuesit spanjollë përdorën një lloj mësimi makinerie të quajtur një rrjet nervor konvolucional për të gjetur parregullsi në gjurmët e gishtërinjve të njerëzve që dihet se kishin skizofreni që nuk ishin të pranishme te njerëzit pa sëmundje.

“Rezultatet tona sugjerojnë se gjurmët e gishtërinjve janë burime të vlefshme për diagnostikimin e psikozës joafektive dhe kanë veçuar një mjet të mundshëm për arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në një studim të kryer nga FIDMAG “Germanes Hospitalaries Research Foundation” nga Barcelona.

ThinkstockPhotos

Bazuar në algoritmet e krijuara duke përdorur këto rrjete nervore, një lloj sistemi kompjuterik i përdorur për të analizuar imazhet vizuale, studiuesit ekzaminuan mostrat e gjurmëve të gishtërinjve nga 612 pacientë me psikozë jo-afektive (skizofreni) dhe 844 individë të shëndetshëm. Gishti i madh i djathtë doli të ishte treguesi më i fortë me një normë saktësie prej 68 përqind.

“Megjithëse një saktësi maksimale prej 70 për qind nuk ofron saktësi të mjaftueshme për një diagnozë të përsosur, imazhet e gjurmëve të gishtërinjve mund të jenë ende kuptimplotë, veçanërisht kur kombinohen me burime të tjera informacioni që kanë treguar tashmë njëfarë fuqie parashikuese për skizofreninë, të tilla si gjenetika dhe të dhënat imazherike të trurit”, theksoi ekipi i studiuesve, gjë që mund të ndikojë më tej në zhvillimin me kohë të kësaj sëmundjeje.

Skizofrenia është një çrregullim serioz mendor dhe simptomat përfshijnë halucinacione, deluzione dhe të menduarit dhe sjelljen e çrregullt që dëmtojnë funksionimin e përditshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori