LAJMI I FUNDIT:

Personi i vetëm që mund t’i thotë Fergusonit çfarë të bëjë – gruaja ka qenë fuqia prapa fronit të Sir Alex

Personi i vetëm që mund t’i thotë Fergusonit çfarë të bëjë – gruaja ka qenë fuqia prapa fronit të Sir Alex
(Foto: Getty Images)

Arritjet e Sir Alex Fergusonit kanë bërë që të krijojë një legjion admiruesish nga e gjithë bota duke tejkaluar sportin. Politikanë, ekonomistë, akademikë e liderë nga të gjitha fushat, i kanë studiuar teknikat për ta gjetur arsyen se çfarë e ka ngritur skocezin legjendar mbi të tjerët duke e shndërruar në një ‘gjeneral’ apo siç njihet “Winston Churchilli i futbollit” në vendin që e ka zbuluar këtë sport.

Por, nëse vërtet dëshironi ta zbuloni ku fshihet gjenialiteti i tij, atëherë mos humbni kohë duke rishikuar momentet më të mira sportive, por kërkimin tuaj fokusojeni në fillimin e librit të tij autobiografik. Prapa suksesit të tij qëndron gruaja Cathy, e cila gjithmonë ka qenë fuqia prapa fronit të legjendës.


Ata që e njohin nga afër legjendën e dinë sekretin e vërtetë të suksesit të tij: Zonjën Ferguson. Në epiqendrën e të arriturave të tij qëndron Cathy, e cila tash është po ashtu thelbësore në shërimin e tij teksa po qëndron në kujdesin intensiv.

Çifti u njoftua në një fabrikë për prodhimin e makinave të shkrimit në Glasgou, ku të dy punonin. Ai ishte një futbollist premtues që po ngritej te skuadra, si Queen’s Park, St Johnstone dhe Dunfermline. Më pas, ata u takuan sërish në një ballo lokale, ku Alex kishte shkuar me këmbë të lidhur për shkak të një lëndimi.

“Ajo ishte e bukur, ecte këndshëm dhe kishte të pasme të mira dhe e ia bëra vetes detyrë që ta gjeja se ishte Cathy Holding nga Toryglen, afër Hampdenit”, ka treguar Sir Alex për takimin e tyre të parë.

Mesazhe të shumta për shërimin e Sir Alex (Foto: Getty Images)

Ata u martuan në vitin 1966 duke anashkaluar ndarjen toksike religjioze në Glasgou. Ai ishte protestant, kurse ajo katolike – në një qytet ku sektarizmi shkaktonte ndarje të mëdha, madje edhe humbje të vendit të punës në shumë industri.

Për Fergusonin, kjo nuk ishte kurrfarë çështjeje, pasi edhe babai i tij ishte protestant, kurse nëna katolike. Mirëpo, kjo gjë i kishte shkaktuar probleme te klubi i parë i madh Rangers, tempulli i protestantizmit në Glasgou. Njëri prej drejtorëve, madje e kishte pyetur Alexin se a ishte e vërtetë që është martuar me katolike.

Mirëpo, që nga fillet e karrierës së rëndësishme si futbollist dhe dekadat e suksesshme si trajner në futbollin anglez, roli i Cathyt ka qenë i pazëvendësueshëm në jetën dhe karrierën e tij. Ferguson merrej me futbollin, kurse ajo i udhëhiqte gjërat në shtëpi duke i rritur tre djemtë e çiftit dhe e mbante me këmbë në tokë burrin e saj.

Sir Alex Ferguson në shoqërinë e aktorit Ian McsShane (Foto: Getty Images)

Ai ndodhej gjithmonë larg, por kurdo që kthehej në shtëpi, në çfarëdo ore të natës, e gjente atë duke e pritur. Megjithatë, edhe Fergie duhej t’ia shpërblente duke qenë shumë i kujdesshëm për data të rëndësishme. Cathy ishte në stadium vetëm në ndeshje shumë të rëndësishme, mirëpo nuk ishte entuziazmuar nga futbolli.

Gjatë gjithë ngritjeve dhe rënieve, zënkave me trajnerët rivalë, presionit të ndeshjeve dhe garave, pronarëve që kërkonin sukses, lojtarëve të padëgjueshëm, shtypit… – ai gjithmonë e dinte se do të kthehej te familja e tij në shtëpinë në Cheshire të Mançesterit. Aty e gjente mbështetjen e patundur të aleatit të tij më të madh. Njëherësh, ky ishte vendi ku ai nuk ishte kryesori.

Të gjitha lajmet për ALEX FERGUSON
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ALEX FERGUSON

Kur Cathy i kishte thënë se nuk dëshironte t’i shihte medaljet dhe trofetë e tij nëpër shtëpi, Alex i kishte hequr menjëherë. Besnikëria dhe respekti gjithmonë kanë qenë po aq të rëndësishëm për të sa futja e topit në rrjetë. Ferguson ka qenë gjithmonë një tradicionalist që i respektonte kodet e vjetra të sjelljes.

Trajneri legjendar kishte dashur të pensionohej në vitin 2001, mirëpo Cathy e kishte shtyrë të vazhdonte. Ajo kishte biseduar me tre djemtë dhe kishin marrë vendim që ai ta vazhdonte punën. “Sapo bëmë një mbledhje. Nuk do të pensionohesh. Në radhë të parë, shëndeti yt është i mirë. Së dyti, nuk dua të të kem në shtëpi. Dhe e treta, je shumë i ri”, i kishte thënë gruaja asokohe.

Mirëpo, gjërat kishin ndryshuar 12 vite më pas, kur kishte ndërruar jetë motra binjake e Cathyt, Bridget. “E pashë duke e shikuar televizorin një natë dhe po e shikonte tavanin. E dija se ishte e izoluar. Ajo dhe Bridget ishin binjake, e kuptoni?”, kishte thënë Sir Alex në vitin 2015 duke shtuar se atëherë e mori vesh se duhet t’i kushtonte më shumë kohë gruas së tij, e cila është më e rëndësishmja në jetën e tij.

“Kur i thash asaj, këtë herë, se do të pensionohesha, nuk më kundërshtoi. E dija se dëshironte që unë ta bëja”, ka treguar Ferguson dhe gruaja ishte arsyeja kryesore pse ai u pensionua në vitin 2013. Edhe pse u largua nga posti i trajnerit, ai ka vazhduar të jetë ambasador i Manchester Unitedit dhe UEFA-s. Megjithatë, pas pensionimit ka pasur kohë që të bëjë shumëçka jashtë futbollit, siç ka qenë pjesëmarrja në ndarjen e çmimeve Oscar.

Cathy dhe Alex Ferguson (Foto: Getty Images)

Si një fans i madh i gjërave amerikane dhe një student serioz i historisë së Amerikës, Ferguson ishte ndier krenar kur e gjeti emrin e tij në programin arsimor të shkollës së biznesit në Harvard. Për më shumë, më vonë ai u ftua edhe të ligjëronte atje. Në vitet e fundit, ai kishte provuar të bënte gjëra të ndryshme, si mësimi i gjuhës frënge dhe mësimi të luajë në piano.

Sir Alex asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij nga qarku Govan i Glasgout. Shtëpia e tij e madhe në Wilmslow është emërtuar sipas kantierit detar në Govan, ku kanë punuar babai dhe vëllai i tij. Po ashtu, kalin e tij të parë garues e kishte quajtur Queensland Star, në bazë të një anije në ndërtimin e të cilës kishte punuar babai i tij.

Sir Alex Ferguson (Foto: Getty Images)

Megjithëse Cathy ka qenë gjithmonë themeli në jetën e tij, babai Alexander ka qenë njeriu që ka pasur më së shumti ndikim në zgjedhjet e Fergiet në karrierë. Vetëm një vit pas pensionimit nga kantierit detar, babai i Ferguson kishte ndërruar jetë.

Për këtë arsye, Alex ishte i vendosur që të rrinte vazhdimisht i angazhuar. Edhe pas pensionimit nga të qenit trajner, i kishte një ritual strikt ditor të aktivitetit fizik. Deri në ditën kur u shtri në spital, Ferguson posa e hante mëngjesin, dilte për të ecur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori