LAJMI I FUNDIT:

Personi i dyshuar me bombë në Brukesl ishte student

Personi i dyshuar me bombë në Brukesl ishte student

Personi që dyshohej se kishte bombë në trupin e tij në Bruksel raportohet të jetë student i rrezatimit bërthamor në Universitetin e Brukselit.

Policia belge e kishte rrethuar atë pasi disa persona e kanë raportuar si të dyshuar pasi ai mbante të veshur një pallto dimri ndërsa disa tela i janë dukur jashtë palltos, transmeton REL.


Një operacion i madh policor sapo ka përfunduar në qendër të qytetit të Brukselit, ku dyqanet dhe rrugët janë mbajtur të mbyllura ndërsa ishin evakuuar edhe banorët.

Policia e mbante atë nën vëhzgim në afërsi të Teatrit Mbretëror të Operas Monnaie, ndërsa afër qëndronte edhe ekipi për çmontimin e bombave, në rast të nevojes për intervenim.