LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Personat me nevoja të veçanta kërkojnë më shumë të drejta

Maqedoni: Personat me nevoja të veçanta kërkojnë më shumë të drejta

Rritja e shtesave dhe heqja e kufirit deri në moshën 64 vjeçare në shëndetësi, janë vetëm disa nga kërkesat e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta. Këto kërkesa ata i drejtojnë tek partitë politike në prag të zgjedhjeve, duke kërkuar garancë se ata do t’i pranojnë të njëjtat pasi siç thonë më nuk ju besojnë fjalëve të tyre.

Margarita Milloshovska, prind i një fëmije me paralizë cerebrale


“Këtu ne duam t’i obligojnë partitë politike, sepse nuk besojmë më në fjalë, duam që të na japin nënshkrimin e tyre me të cilin do të angazhohen për ti plotësuar kërkesat tona. Njëra prej kërkesave tona është rritja e shtesave, heqja e kufirit deri në moshën 26 vjeçare në shëndetësi, ndryshimi i disa ligjeve, pas 18 viteve të ndryshohen shtesat kushtetuese në shtesë për aftësi të veçantë dhe një kërkesë shumë e rëndësishme, si pikë e fundit është të ndryshohet ligji për aftësi të punës për fëmijët tanë”.

Kërkesat e tyre sipas Suzana Stojanovska janë shumë të mëdha se kaq, mirëpo duke pasur parasysh situatën me epideminë, kanë vendosur që këtë radhë ato të jenë më modeste.

Suzana Stojanovska, Shoqata për fëmijët me Sindrom Doën

“Këtë radhë kemi qenë vërtetë modest, duke pasur parasysh situatën ekonomike në shtet për shkak të pandemisë. Kërkesat dhe nevojat tona janë vërtetë shumë më të mëdha. Kërkesat janë shumë modeste, i kemi rishikuar, i kemi shkurtuar që të mund vërtetë të plotësohen”.

Ata shpresojnë që shumica e partive politike të ju bashkëngjiten fushatës së tyre të titulluar “Fushatë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”. Thirrjes së tyre ju bashkëngjitën nga partia e LSDM-së dhe ajo e Konceptit Maqedonas. Ata premtuan se me qeverisjen e tyre, do të marrin masa shtesë për përmirësimin e jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori