LAJMI I FUNDIT:

Përse Taylor Swift e anashkaloi evenimentin e këtij viti të MTV VMAs?

Përse Taylor Swift e anashkaloi evenimentin e këtij viti të MTV VMAs?
Foto: Getty Images

Taylor Swift zgjodhi të anashkalojë pjesëmarrjen në MTV VMAs mbrëmë pavarësisht nominimeve të saj të shumta.

Artistja ka qenë e nominuar në katër kategori përfshirë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë në zhanrin pop”, “Regjia më e mirë” dhe “Regjia më e mirë artistike”.

Derisa vendndodhja e saktë e Swift nuk dihet, këngëtarja është parë së fundmi në Irlandën e Veriut, ku i dashuri i saj, Joe Alwyn, po xhiron filmin “Conversations with Friends”.


Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Edhe pse Swift dhe Alwyn nuk kanë bërë debutimin në një qilim të kuq së bashku, biondja e ka nderuar të dashurin në fjalimin e saj në “Grammys 2021”.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bënë debutimin si çift në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bënë debutimin si çift në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards

“Joe, i cili është personi i parë që e këndoj çdo këngë që e shkruaj dhe që kam kaluar kohën më të mirë me të në karantinë”, ka thënë ylli gjatë fjalimit të saj për “Albumin e Vitit”.

Taylor Swift dhe Joe Alwyn (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, vitin që lamë pas u aludua për një martesë të Joe dhe Taylor, përkundër se nuk është bërë një konfirmim nga dyshja.

31-vjeçarja duket se kësaj radhe nuk ka fituar asnjë çmim në MTV Video Music Awards 2021.

Shfaqja u mbajt në Barclays Center në Brooklyn dhe u transmetua në MTV me nikoqire Doja Cat.

MTV Video Music Awards 2021

Justin Bieber është shpallur “Artisti më i mirë i vitit”, gjersa artistja e re Olivia Rodrigo për “Këngën më të mirë të vitit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori