LAJMI I FUNDIT:

Përse pas çdo shkuarje në WC patjetër duhet të lani pjesët intime: Për shkak të turpit të marrëzishëm rrezikoni shumë!

Përse pas çdo shkuarje në WC patjetër duhet të lani pjesët intime: Për shkak të turpit të marrëzishëm rrezikoni shumë!
Female executive running to the toilet

Nëse nuk keni mundësi që të freskoni pjesët intime me ujë dhe sapun, përpiquni që me vete gjithmonë të keni së paku fasoleta të njoma (të lagështa).

Ekzistojnë dy arsye përse letra klasike e tualetit nuk është zgjedhja më e mirë për fshirjen e anusit, thonë mjekët.

Arsyeja e parë është që nuk eliminon mbetjet e jashtëqitjes në tërësi, ndërkaq tjetra është rreziku nga dëmtimi i indeve përreth anusit dhe shfaqjes së hemorroideve, nëse atë zonë e fshini së tepërmi, si edhe rreziku i shtuar nga infeksionit e sistemit urinar te femrat (nëse nuk e fshinë vagjinën në drejtim të anusit, por në të kundërtën), transmeton Telegrafi.

Cila është zgjedhje e mirë?

Ekspertët thonë që zgjedhja më e mirë është larja e pjesëve intime pas çdo kryerje të nevojës. Ose, nëse nuk keni mundësi që të laheni, fshini pjesët intime me fasoletë të njomë.

Edhe pse kjo është tema për të cilën shumica e njerëzve turpërohen që të flasin, aktorët Will Smith dhe Terrence Howard, për këtë temë kanë folur:

“Merrni çokollatën, shtypeni nëpër dysheme të drurit dhe përpiquni që ta fshini atë me letër të thatë. Prandaj është me rëndësi të mbani me vete fasoleta të njoma. Të gjithë ata që përdorin letër tualeti, nuk i bëjnë vetes kurrfarë shërbimi”, ka sqaruar Will Smith dhe ka shtuar se si për të zbulimi i letrave të njoma ka qenë përvojë e papritur, të cilën dëshiron ta ndajë me të tjerët.

Kolegu i tij, Terrence Howard, ka thënë për revistën Elle se si ai “nuk u beson femrave të cilat përdorin letër tualeti”.

“Nëse përdorin letër të thatë, atëherë nuk fshijnë të gjithën. Thjesht papastërtia mbetet. Pra, nëse hyj në shtëpi të ndonjë femre dhe shoh letrën e tualetit, do t’ia shpjegoj këtë”, ka thënë Howard.

Në disa shtete, si p.sh. Japonia, Italia, Spanja dhe Greqia, njerëzit kanë shprehi që të përdorin bidenë pas kryerjes së nevojës – uji dhe sapuni megjithatë janë zgjedhja më e mirë.

Japonezët madje masivisht përdorin bide moderne apo guacën me spërkatës të montuar dhe me tharje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori