Kundërthënie mes ish-ushtarëve të UÇPMB-së të cilët protestuan dje për të marrë statusin e veteranit të luftës. Derisa ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu thotë se ata që protestuan janë vetëm profitera, Kryetari i OVL-së në Bujanoc thotë se ata që kanë aplikuar janë pajisur me statusin e veteranit.
Të martën para Qeverisë së Kosovës protestuan disa ish-ushtarë të UÇPMB-së, të cilëve nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës. Njëri nga veteranët ka thënë se fajtor për mos marrjen e këtij statusi, është ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Mirëpo, Musliu bëri të ditur se nuk nënshkruan për, siç tha ai, profitera, përderisa bëri thirrje, se kujtdo që i është mohuar statusi i veteranit duhet t’i drejtohet OVL-së në Bujanoc.
“Le të drejtohen aty ku është vendi. Sigurisht se do të pajisen me statusin e veteranit sepse nuk varet nga unë. Unë e di që jo njëqind, po janë njëmijë djem të mirë që nuk e kanë statusin e veteranit, por jo si ata profitarët që kanë dalë [në protesta]. E them haptazi se Shefket Musliu nuk jep nënshkrim për profiterat, dezertorët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shefket Musliu, përcjell Telegrafi
Në anën tjetër kryetari i OVL-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, thotë se ata që i janë drejtuar OVL-së kanë marrë statusin e veteranit. Ai shtoi se ka raste që kanë tentuar të bëjnë keqpërdorime më këto statuse.
“Si organizatë veprojmë në Bujanoc. Çdokush që ka sjellë dokument, ka aplikuar te organizata e Veteranëve të Luftës është i pajisur me statusin e veteranit. Në atë dokument shihet edhe nënshkrimi i Kryetarit të OVL-së dhe Komandantit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Të gjithë ata që janë munduar që përmes mënyrave tjera të marrin statusin e veteranit, kanë dështuar”, tha Bejtullahu.
Në protestën e së martës u tha se janë mbi 100 ish- ushtarë që nuk po i njihet statusi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë
“Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndalohet një person në Ohër, ka fotografuar fletëvotimin
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert