LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër në kuvendin grek për çështjen e emrit të Maqedonisë

Përplasje e ashpër në kuvendin grek për çështjen e emrit të Maqedonisë

Çështja e emrit të Maqedonisë përshëri ka shkaktuar përplasje të ashpër në mes të partisë ”Nea Democratia” dhe ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Akuza patriotizmi u hodhën se kush i mbron interesat kombëtare greke dhe kush ka lëshuar pe në çështjen e emrit, ndërkaq shkak i këtij debati u bë vendimi për ribrendimin e agjencisë shtetërore të lajmeve që parasheh ndryshimin e logos, nga ku do të hiqet termi ”maqedonase”.


Logoja e vjetër e agjencisë informative athinaso-maqedonase përmban diellin dhe emrin e plotë të agjencisë, ndërkaq me ndryshimin e propozuar, do të mbaj vetëm fjalën ”Agjencia”.

53 deputetët e djathë konsiderojnë se heqja e fjalës ”maqedonase” është një shkelje e historisë greke dhe ofendim për opinionin. Ministri Kotzias i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, për gjoja zbutje të qendrimeve greke, duke thënë se ndryshimi i logos nuk ka ndonjë lidhje thelbësore me politikën e jashtme greke./Telegrafi/