Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë pasojat e një përplasjeje tmerri të një autobusi në Hong Kong, nga i cili aksident mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u lënduan të paktën 39 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë shkatërrimin autobusit pasi ai goditi një pemë afër një rrethrrotullimi ndërsa po udhëtonte drejt Sheung Shui në New Territories.

Sipas mediave lokale, goditja ishte aq e fuqishme sa që tre pasagjerë kishin “fluturuar” nga autobusi gjatë përplasjes.

Raportohet gjithashtu se të paktën një pasagjer është parë i bllokuar brenda autobusit të dëmtuar dhe disa trupa janë gjendur në anën e rrugës.

Pesë persona, duke përfshirë tre burra dhe dy gra, u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes dhe një vdiq pasi u dërgua në spital. /Telegrafi/