Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 18:30.


“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, njësia rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.