LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e dy trenave në Itali, numri i të vdekurve arrin në 20 (Video)

Përplasja e dy trenave në Itali, numri i të vdekurve arrin në 20 (Video)

(E plotësuar) Raportimet e fundit të mediave të huaja flasin për një numër prej 20 të vdekurve si pasojë e përplasjes së dy trenave të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta në Itali.

———————————-


Përplasen dy trena në Puglia, 12 të vdekur dhe shumë të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Puglia. Mediat italiane raportojnë se dy trena të cilët udhëtonin në drejtime të kundërta, por në të njëjtin binar, janë përplasur mes tyre.

Të dhënat e para flasin për 12 pasagjerë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikësesh, të cilët punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima.

Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Secili nga trenat përbëhej nga katër vagonë. Në aksident janë përfshirë dy vagonët e parë të secilit prej mjeteve hekurudhore.

Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.

Dëshmitarët flasin për skena apokalipsi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori