LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy paragllajdistë në Prizren, humb jetën 27-vjeçari

Përplasen dy paragllajdistë në Prizren, humb jetën 27-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy paragllajdistë janë përplasur mes vete gjatë kohës së aterrimit, ku si pasojë e lëndimeve të marra një 27-vjeçar ka humbur jetën.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 13:45, transmeton Telegrafi.

“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G. I lënduari mashkull ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

“KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Publikimi i bisedës, Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Lajme
Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor

Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor

Politikë
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake "Kizilelma"

Siguri
Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Kronika e Zezë
Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Lajme
Kalo në kategori