LAJMI I FUNDIT:

Përpara koncertit në Melbourne, Dua Lipa nënshkroi autografe për fansat jashtë ‘Palais Theatre’

Përpara koncertit në Melbourne, Dua Lipa nënshkroi autografe për fansat jashtë ‘Palais Theatre’

Ajo është sensacioni i muzikës pop që performoi në një shfaqje, biletat e së cilës u shitën për një natë në Melbourne të dielën mbrëma.

Dhe vetëm disa orë para se Dua Lipa të dilte në skenë, 27-vjeçarja u pa duke firmosur autografe dhe duke përshëndetur fansat jashtë Teatrit Palais.

Krijuesja e hitit “One Kiss” dukej atraktive me një xhaketë sportive në ngjyrë të zezë, të cilën e kombinoi me një këmishë dhe xhinse ngjyrë blu.


Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua e kompletoi dukjen me një palë syze diell të zeza dhe vathë.

Ajo po ashtu tregoi ngjyrën e saj natyrale dhe dukej se kishte pak grim për këtë paraqitje.

Trevor Noah do të jetë pjesë e emisionit “Service95” të Dua Lipës
Lexo po ashtu Trevor Noah do të jetë pjesë e emisionit “Service95” të Dua Lipës

Autorja e këngës “Levitating” do të kthehet në Australi muajin e ardhshëm pasi pritet të performojë në Brisbane më 5 nëntor, përpara se të jetë e pranishme në dy shfaqje në Sydney më 9 dhe 10 nëntor.

Dua Lipa (Foto: Media-Mode)

Më pas këngëtarja do të ketë dy koncerte të tjera në Melbourne më 11 dhe 12 nëntor përpara performancës në Adelaide më 14 nëntor.

Zeshkania do të përfundojë turneun e “Future Nostalgia” në Perth më 16 nëntor.

Dua Lipa (Foto: Media-Mode)

Koncerti vjen pasi artistja konfirmoi se është beqare pas një valë thashethemesh se ishte në lidhje me shokun e saj, Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Media-Mode)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori