LAJMI I FUNDIT:

Përmes subversionit rus, Shqipëria mund të tërhiqet brenda një konflikti rajonal

Përmes subversionit rus, Shqipëria mund të tërhiqet brenda një konflikti rajonal

Gjithçka duket gati për fillimin e krizave të reja në Ballkanin Perëndimor. Pamjaftueshmëria e Bashkimit Evropian, vëmendja e munguar e Amerikës dhe rritja e tensioneve lokale, të kombinuara së bashku, e kanë bërë më të fuqishme qeverinë nacionaliste të Serbisë në përshkallëzimin e pretendimeve të saj rajonale.

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura, gjithashtu, ofrojnë një tërësi mundësish për Moskën, ndonëse luftën në Ukrainë po e humbet.


Kremlini e konsideron Ballkanin si aset strategjik, ku rolin e institucioneve perëndimore mund ta minojë duke pretenduar se NATO nuk ka arritur të sigurojë stabilitet.

Aleati kryesor i Putinit në rajon është Aleksandar Vuçiq, me të cilin Putin ka një marrëdhënie simbiotike. Moska e mbështet Beogradin për ndërtimin e “Botës Serbe”, sipas së cilës të gjithë serbët duhet të jetojnë në të njëjtin shtet të zgjeruar.

Në këmbim të kësaj, Serbia i mundëson Rusisë të rrisë ndikimin në rajon përmes marrëveshjeve energjetike, depërtimit të inteligjencës, bashkëpunimit ushtarak dhe dezinformimit. Së fundmi, Beogradi ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për furnizimin me gaz nga Gazpromi i Rusisë dhe vazhdon të lejojë transmetimin e kanaleve televizive propagandistike “RT” dhe “Sputnik” të Kremlinit, pa marrë parasysh ndalimin e tyre në mbarë Evropën.

Vizita e fundit e ministrit të Brendshëm Aleksandar Vulin në Moskë tregoi vendosmërinë e Beogradit për të mbështetur imperializmin rus, në këmbim të ndihmës së Kremlinit për të frenuar përparimin e Kosovës.

Disa marrëveshje, si marrëveshja e fundit mbi lëvizjen e lirë, mund edhe të arrihen në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, por pa u caktuar një afat për njohje ndërshtetërore, negociatat do vijojnë pafundësisht. Beogradi dhe Moska e kanë llogaritur se nxitja e konfliktit në veri të Kosovës do t’i shpërqendrojë zyrtarët perëndimorë dhe frika prej shpërthimit të dhunës do t’i pengojë ata të marrin ndonjë vendim të vështirë për njohje reciproke.

Gjithashtu, Moska ka bashkëpunim të ngushtë me kreun e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili e ka deklaruar hapur ambicien e ndarjes dhe të krijimit të një shteti tjetër serb. Moska i ofron atij ndihmë ekonomike, ushtarake dhe propagandistike në forma të ndryshme.

Sanksionet gjysmake nga ana e BE-së nuk e kanë frenuar Dodikun, ndërsa ambiciet e nacionalistëve kroatë për të krijuar një entitet të tretë etnik në Bosnje i kanë dhënë dorë atij dhe patronëve të tij në Moskë.

Mali i Zi, gjithashtu, po destabilizohet prej një sulmi ndaj institucioneve të tij të pavarura nga partitë nacionaliste serbe të lidhura ngushtë me regjimin në Rusi. Ky sulm përfshin kërkesat e fundit për autonominë e serbëve në disa komuna jugore. Fatkeqësisht, besimi i qeverive perëndimore se aktivistët e stisur kundër korrupsionit do të ishin udhëheqës të arritur qeverisës ka rënë.

Qeveria e Abazoviqit rezultoi jetëshkurtër, pasi ishte e gatshme të minonte sovranitetin malazez duke nënshkruar marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, një organizatë që nuk e njeh shtetin malazez.

Për më tepër, pretendimet se qeveria po luftonte korrupsionin humbën besueshmërinë, pasi aleatët e saj më të ngushtë ishin partitë dhe liderët fetarë të korruptuar nga Moska.

Shqipëria, po ashtu, mund të tërhiqet brenda një konflikti rajonal përmes subversionit rus. Depërtimi në një objekt ushtarak shqiptar dhe sulmi ndaj tre ushtarakëve, së fundmi, është një provokim, qartazi, për të trazuar vendin dhe për të krijuar më shumë probleme për NATO-n.

Sulmi ndaj bazës (ushtarake) kishte për qëllim të nxiste konflikte midis qeverisë dhe opozitës dhe të largonte vëmendjen nga fushatat irredentiste të Serbisë. Mbështetja e Tiranës për nismën e Ballkanit të Hapur, një projekt gjeostrategjik i krijuar për të rritur ndikimin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës, nuk do t’i sigurojë Shqipërisë imunitet ndaj konflikteve.

Pretendimet e disa liderëve të BE-së për “autonomi strategjike” të Evropës tingëllojnë absurde, kur merret parasysh se ata janë të paaftë të garantojnë sigurinë në një rajon që dëshiron të anëtarësohet në BE. Bashkimi Evropian ka vonuar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa anëtarësimi për Bosnjën dhe Kosovën është perspektivë e largët.

Stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar nga anëtarja e BE-së, Bullgaria, qeveria e së cilës mbetet e mbërthyer pas mosmarrëveshje historike të pazgjidhshme. BE-ja gjithashtu e merr Vuçiqin me të mirë, në vend që të shprehet se do të ndalojë çdo fond para-anëtarësimi për Serbinë, nëse qeveria e saj nuk e respekton konsensusin e BE-së për sanksionimin e Moskës pas pushtimit të Ukrainë.

Administrata e Biden, nga ana tjetër, po lejon që Rusia të depërtojë në rajon me pranimin e deklaratave të Vuçiqit se ai nuk dëshiron të largojë mbështetësit e vet duke sanksionuar Rusinë. Vlen të kujtohet se si Uashingtoni u pat mashtruar fillimisht nga Slobodan Milošević, i cili pretendonte se ishte garantues i paqes dhe integritetit të Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Koha për barazpeshë ka mbaruar: Serbia, ose është shtet evropian ose është në linjë me Rusinë perandorake që kërkon të shkatërrojë institucionet perëndimore.

Që konfliktet e reja të shmangen, duhet që objektivat e politikave agresive të Serbisë të merren katërcipërisht në mbrojtje. Si Bosnja ashtu edhe Kosova kanë nevojë për një rrugë drejt anëtarësimit në NATO dhe forcat properëndimore në Mal të Zi kanë nevojë për mbështetje më të madhe, në mënyrë që të mënjanohen nacionalistët pro Moskës.

Nëse nuk hartojnë një plan të qartë për garantimin e sigurisë rajonale, që të çarmatosin zjarrvënësit, Uashingtoni dhe Brukseli mund të detyrohen të shuajnë shumë zjarre. /Gazeta “Dita”/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori