Përmbytjet në Maqedoni, humbin jetën 15 persona

Pak çaste më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nova raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.
“Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre . Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse e MPB-së.
Nga rreshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































