LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet sezoni i parë i emisionit TM kids, nga janari fillon sezoni i ri me shumë risi

Përmbyllet sezoni i parë i emisionit TM kids, nga janari fillon sezoni i ri me shumë risi

Ka përfunduar me sukses sezoni i parë i emisionit për fëmijë TM kids, format i portalit Telegrafi Maqedoni.

Një sezon i mbushur me plot pjesëmarrës, fëmijë të talentuar, oratorë dhe shumë bashkëpunues, të cilët dëshmuan se bota e tyre është e çiltër, me shumë ide dhe dashuri.


Mbase një format i munguar prej kohësh, me tu publikuar shpallja, me dhjetëra aplikime pranoi ekipi i gazetarëve të cilët u morën me pjesën organizative të projektit.

Udhëheqësi i emisionit Valon Osmani, sezonin e parë të TM kids e quajti si një sukses të madh i cili do të vijoj rrugëtimin edhe me sezone të tjera.

“Eksperiencë e re është për mua puna me fëmijë. Mbase si ide fillestare e prisnim një lloj suksesi, mirëpo interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, ndaj nuk do të ndalemi me kaq por do të vazhdojmë dhe me sezonin e ri në fillim të vitit 2023. Kam takuar fëmijë të mrekullueshëm që më kanë mahnitur me aftësitë që i kanë”, deklaroi Osmani.

Ndërsa, drejtori i Telegrafit në Maqedoni, Venhar Ramadani tha se sezoni i ri vjen me risi të shumta.

“TM kids do të vazhdojë edhe më tej. Jemi të lumtur se tashmë ka shumë interesim për aplikim. Sezoni i ri ka risi interesante ndërsa gara do të jetë edhe më interesante. Në fund të këtij viti prindërit do të shohin edhe përzgjedhjen si ‘Fëmija më i famshëm në internet’. Jemi të lumtur që ky emision ju ka hapur fëmijëve një dritare për tu shprehur dhe për të treguar përgatitjen e tyre”, u shpreh Ramadani.

Të gjithë fëmijët pjesëmarrës të këtij sezoni janë:

Urata Osmani,
Judon Dalipi,
Triumf Murati,
Mjellma Memeti,
Jon Abduli,
Erjona Huseini,
Adla Beadini,
Era Alija,
Roana Murseli,
Lorik Asani,
Elif Dalifi,
Dijar Abdullahi,
Lira Aliu,
Raja Asllani,
Aja Fetai,
Gurra Elezi,
Amelia Ramadani,
Iris Bajrami,
Era Abdullahi

Kujtojmë se vetëm njëri prej tyre do të shpërblehet më datë 31 dhjetor me çmimin kryesor si “Fëmija më i famshëm në internet”, të cilin do t’i dhurohet një dhuratë nga Telegrafi Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori