LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes shqiptarëvë në Itali, një i vdekur

Përleshje mes shqiptarëvë në Itali, një i vdekur

Një ngjarje tjetër tragjike vjen nga Italia pas përleshjes në mes të dy shqiptarëve.

Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u grushtua nga bashkëvendasi i tij 26 vjeçar.


Mediat italiane raportojnë se viktima është Arben Kola, i cili banonte në një fshat në Brescia, përcjell Telegrafi.

Incidenti mes shqiptarëve kishte filluar në parkun e lojërave Viale Teosa në Chiari, kur Kola ishte goditur me grusht nga bashkë vendasi i tij dhe për pasojë kishte rënë me kokë në trotuar.

Nga përplasja me trotuarin, shqiptarit i ishte shpuar një arterie.

Ambulanca ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes, por 32 vjeçari ndërroi jetë në spital.

Agresori 26 vjeçar pas incidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por mëngjesin e hershëm të së mërkurës ai u pak nga policia italiane dhe do të përballet me akuzën për vrasje./Telegrafi/