Përleshje me armë në një burg në Ekuador, pesë të burgosur të vdekur dhe disa të tjerë plagosur
Një përleshje me armë në një burg në Ekuador la pesë të burgosur të vdekur dhe 15 të plagosur të mërkurën, incidenti i fundit vdekjeprurës në burgjet e mbipopulluara të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhuna në një burg në Guayaquil ndodhi në një sektor ku mbahen anëtarët e bandës Los Choneros.
Kjo ndodhi pak pasi një avokat i bandës u qëllua për vdekje në kryeqytet.
Në shkurt, luftimet e njëkohshme në katër burgje lanë 79 të vdekur. Dhuna tronditi vendin dhe zbuloi fuqinë e bandave që veprojnë në burgje.
Dhuna e së mërkurës ndodhi në 10:00 me kohën lokale në Penitenciaría del Litoral dhe autoritetet po hetojnë nëse kjo ka lidhje me vrasjen e avokatit në Quito.
Autoriteti i burgut tha se 37 të burgosur po hetoheshin dhe se siguria u përforcua në burgjet në të gjithë vendin.
Penitenciaría del Litoral ishte një nga katër burgjet ku ndodhi dhuna e shkurtit, incidenti më vdekjeprurës në burgjet e vendit në vite. Besohet se luftimet u nxitën nga një betejë për kontrollin e burgjeve pasi një udhëheqës bande u vra në dhjetor.
Sistemi i burgjeve të Ekuadorit ka kapacitet për 29,000 të burgosur, por një popullsi të burgosurish prej 38,000, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Ka 1,500 roje për t’i mbikëqyrur ata, një mungesë prej rreth 2,500, sipas ekspertëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251