LAJMI I FUNDIT:

Përkundër shumë mungesave, Argjentina fiton në udhëtim te Uruguai

Përkundër shumë mungesave, Argjentina fiton në udhëtim te Uruguai

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar në udhëtim te Uruguai me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të 13-të kualifikues për Kupën e Botës.

Albiceleste kanë vazhduar me formë të lartë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kampionatin Botëror, duke marrë fitoren e tretë nga katër ndeshjet e fundit.

Ekipi i Lionel Scalonit kësaj radhe ishte i fortë për Uruguain vendas, edhe përkundër mungesa të mëdha në ekip si Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe me pak raste, kështu që ekipet shkuan në pushim pa gola (0-0).

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja kombëtaret, të cilat krijuan rastet e veta, por vetëm mysafirët gjeten golin.

Ishte Thiago Almada, i cili në minutën e 68-të shënoi për 0-1 pas asistimit të Julian Alvarez dhe ky goli të ishte gol i fitores.

Pas kësaj fitore, Argjentina e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë apo shtatë më shume se Brazili i treti, më të cilët do të ndeshet pas katër ditësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

La Liga
Nga

Nga "i ngrirë" në hero: Albin Krasniqi i sjell Prishtinës trofeun e Kupës para 10 mijë shikuesve

Superliga
“Më pëlqen Lamine Yamal!”: Reagimi i Arne Slot pasi Deco tregoi interesimin për Luis Diaz

“Më pëlqen Lamine Yamal!”: Reagimi i Arne Slot pasi Deco tregoi interesimin për Luis Diaz

Premier League
Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Serie A
Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

La Liga
Si qëndron situata e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26: Skuadrat, vazot dhe 12 vendet e mbetura

Si qëndron situata e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26: Skuadrat, vazot dhe 12 vendet e mbetura

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori