LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet dëshmori Selim Berisha, Kurti: Profesori shqiptar i historisë përballë policit armik të Serbisë

Përkujtohet dëshmori Selim Berisha, Kurti: Profesori shqiptar i historisë përballë policit armik të Serbisë

Për të kujtuar veprimtarinë e intelektualit dhe dëshmorit, Selim Berisha, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në praninë e familjes Berisha, si dhe invalidëve, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Profesori shqiptar i historisë përballë policit armik të Serbisë”, është epiteti me të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi heroin Selim Berisha, duke përmendur para të pranishmëve frymëzimin dhe trimërinë e tij, vlera me të cilat mëshironte edhe narracionet historike e shpjegimet para nxënësve.


Në vitin i cili shënon 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri veçoi se kjo periudhë kohore do të pasohet me përkujtime për shumë dëshmorë e martirë të rënë në beteja, si dhe viktima civile të vrara gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1999, përfshirë edhe këtë akademi të sotme në nder të dëshmorit, Selim Berisha.

“Deri sot, dëshmorit Selim Berisha i janë njohur të gjitha meritat dhe i janë akorduar të gjitha mirënjohjet dhe titujt nga shoqëria dhe nga shteti: që nga ai i “Dëshmori të Kombit” më 2017 dhe deri te urdhri “Hero i Kosovës” më 2019”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se historia dhe kontributi i profesorit Berisha, janë përcjellë gjithmonë nga fryma kombëtare, deri në 20 marsin e 1999-ës kur u gjend i pozicionuar dhe i armatosur në katin e dytë të shtëpisë së tij, duke pritur policët të afroheshin dhe duke qëlluar e qëndruar me aq municion sa kishte, derisa ra dëshmor si një profesor e edukator brezash për histori, dhe si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori