LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen dëshmorët në Prishtinë

Përkujtohen dëshmorët në Prishtinë

Sot është shënuar 19 vjetori i dëshmorëve të rënë për liri, ku shumë zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe veteranë të luftës kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Në ditën e përkujtimit  të dëshmorëve në Velani ka bërë homazhe edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se dëshmorët kanë dhënë më sublimen për lirinë e vendit.


Ahmeti nuk la pa e përmendur edhe gjendjen e infrastrukturës së këtyre varrezave, duke thëtë se komuna ka bërë kërkesë te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që t’i marrë përsipër varrezat e dëshmorëve, pasi ministria ka ngecur me rregullimin infrastrukturor.

“Dëshmorët dhanë më të çmueshmen, maksimumin, sakrifikuan jetën, prandaj edhe nuk ka vepër më të lartë qoftë patriotike e sublime për një individ, prandaj këta do t’i shohim gjithmonë me neve, sepse çdo ditë që ne gëzojmë lirinë duhet të përkujtojmë se kjo është bërë falë sakrificës së tyre….Komuna e Prishtinës tashmë ka dërguar letër te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku kemi kërkuar që të marrim përsipër varrezat e dëshmorëve, këto që i vizituam sot në mënyrë që ta përfundojmë projektin të cilin e kemi filluar, sepse tani e disa vite ministria ka ngecur me këtë projekt”, tha Ahmeti.

Ndërsa, kryetari i Veteranëve të Luftës në Prishtinë, Fatmir Sopi ka thënë se dëshmorët kanë dhënë kontributin e tyre në maksimum dhe janë gurëthemeli i lirisë.

“Jemi në 18 prilli Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ditën kur i nderojmë të gjithë ata që ranë, në  gjitha periudhat e historisë sonë në luftë për liri, dita kur të gjithë ne kemi emocione të veçanta, sepse me këta trima që i kujtojmë sot, ishim në të njëjtat pozicione zjarri, mirëpo, ata dhanë kontributin maksimal, ata u bënë gurëthemel i lirisë sonë, ata janë vet liria”, tha Sopi

Qendresa Sopi, motra e dëshmorit, Sokol Sopi e përkujtoi vëllain e vet me dhimbje dhe krenari. Ajo tha se Sokoli ishte i vetmi vëlla që kishin gjashtë motrat. Madje shton se krenaria dhe dhimbja janë të pranishme në mesin e tyre.

Sipas motrës së dëshmorit Sokol Sopi, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për rregullimin e varrezave ne Velani.

“Unë si motër kam krenari, por kam edhe dhembje, sigurisht na e kemi pas veç një vëlla, Sokoli ka qenë djali i vetëm në familjen tonë, ne jemi gjashtë motra dhe ai ka qenë më i madhi në familjen tonë, është vra me 21 prill në Marevc, ka ra bashkë heroikisht me Isa Kastratin edhe Afrimin, sot është një ditë që duhet të përkujtohen edhe në mënyrë ma të mirë institucionale dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi për rregullim, këtu siç po shihet nuk ka infrastrukturë, nuk ka stazë të paktën me ecë”, tha motra e dëshmorit, Qëndresa.

Qendresa Sopi theksoi se vëllai i saj Sokoli është vrarë në të njëjtin minutë me Isa Kastratin, ndërsa datat e shënuara në varrezat e tyre nuk përputhën me ditën kur janë vrarë.

Gjatë ditës do të ketë edhe aktivitet tjera, po ashtu nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori