Përkrahësja e pavarësisë së Kosovës, tash edhe aktore


Hit seria e re e dramës politike në kanalin CBC, “Zonja Sekretare”, sezonin e parë të së cilës e panë mesatarisht 14 milionë shikues, në planin artistik do të ketë përforcime në ciklin e dytë – njoftojnë mediat e huaja.
Në njërën nga 22 episodet që ka seria, do të paraqitet edhe Medeline Albright, transmeton Koha.net.
78-vjeçarja është e njohur si përkrahëse e pavarësisë Kosovës dhe e fillimit të bombardimeve kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi për shkak të terrorit shtetëror serb kundër shqiptarëve.
Kjo është paraqitja e dytë e Albright në një seri filmike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































