LAJMI I FUNDIT:

Periudha provuese: Zoom ka filluar të shfaq reklama

Periudha provuese: Zoom ka filluar të shfaq reklama

Përdoruesit që përdorin aplikacionin Zoom kanë filluar të vërejnë reklama.

Zoom ka filluar një periudhë prove për shfaqjen e reklamave për përdoruesit që përdorin shërbimet falas. Reklamat shfaqen në shfletues pas përfundimit të bisedës dhe janë të dukshme vetëm pasi biseda të mbahet nga përdoruesit e tjerë Basic. Testimi i reklamave është i kufizuar në disa vende.


Kompania ka ndryshuar politikën e saj të privatësisë për të qenë në përputhje me risinë. Zoom nuk do të përdorë përmbajtje nga takime, uebinarë dhe biseda për “marketing, promovim dhe reklamim të palëve të treta”,

Partnerët reklamues mund të përdorin kuki për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve në faqen e internetit të Zoom, por ato mund të bllokohen përmes mjetit të menaxhimit të “cookies” Zoom.

Zoom pret që programi i reklamave “të mundësojë mbështetjen e investimeve dhe të vazhdojë t’u sigurojë përdoruesve Basic falas qasje në një platformë të fuqishme.”

Përdoruesit bazë mund të marrin pjesë në një numër të pakufizuar takimesh, por janë të kufizuar në 30 minuta telefonata një-me-një dhe 40 minuta takime në grup. Gjithashtu, ata nuk kanë ndonjë shërbim cloud për të ruajtur regjistrimet e takimeve ose qasje në opsione si transkriptet.

Zoom u bë një mjet kyç për miliona përdorues kur punojnë masivisht nga shtëpia për shkak të pandemisë së coronavirusit. Shumë kanë zgjedhur planin falas sepse ofron veçori solide.

Prandaj, nuk duhet të jetë e çuditshme që Zoom iu drejtua reklamave, të cilat të paktën tani për tani nuk janë ndërhyrëse dhe respektojnë privatësinë e përdoruesve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori