LAJMI I FUNDIT:

Perin për vdekjen e Astorit: Nuk mund të besoj se është e vërtetë, do të mbaj mend me buzëqeshje në fytyrë

Perin për vdekjen e Astorit: Nuk mund të besoj se është e vërtetë, do të mbaj mend me buzëqeshje në fytyrë
Mattia Perin, Davide Astori dhe Alessandro Florenzi duke qeshur për një moment para stërvitjes me Përfaqësueses së Italisë (Foto: Getty Images)

Portieri i Përfaqësueses së Italisë dhe Genoas, Mattia Perin, nuk mund ta besojë se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, ka vdekur në moshën 31 vjeçare.

Mbrojtësi italian u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelin në mëngjesin e së dielës, ai vdiq në gjumë nga arresti kardiak.


8 tetor 2016: Davide Astori, Daniele De Rossi, Mattia Perin, Manolo Gabbiadini, Antonio Candreva dhe Mattia De Sciglio duke udhëtuar për Shkup (Foto: Getty Images)

Si rezultat, të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A dhe B u anuluan.

Kur lajmi për vdekjen e Astorit u bë publik, ndeshja e Genoas dhe Cagliari ishte pak minuta larg fillimit, por ishte Perini ai që vrapoi menjëherë nga fusha në lot me të marrë lajmin.

Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri
Lexo po ashtu Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri

“Nuk mund të besoj se kjo është e vërtet. Nuk mund ta heq nga koka”, shkroi Perin në Instagram.

“Është një nga ato goditjet që të thyen këmbët dhe të ndan zemrën, kemi kaluar shumë momente fantastike së bashku. Në fushë ishte i përulur dhe kundërshtar i drejt, i fundit që heq dorë dhe i pari që të ngushëllon”.

Mattia Perin, Davide Astori dhe Alessandro Florenzi duke kaluar bukur për një moment para stërvitjes me Përfaqësueses së Italisë (Foto: Getty Images)

“Ne kaluam momente fantastike në Coverciano (qendra stërvitore e përfaqësues së Italisë), gjatë drekave dhe darkave në cepin e tavolinës, kishim një ton të qeshurash!”.

Sanchez tronditet kur i tregojnë se Astori ka vdekur, ish-mesfushorin e Fiorentinas nuk e mbajtën këmbët
Lexo po ashtu Sanchez tronditet kur i tregojnë se Astori ka vdekur, ish-mesfushorin e Fiorentinas nuk e mbajtën këmbët

“Kjo është ajo se si do të mbaj mend, me buzëqeshje në fytyrë. Lamtumirë Davidone”, shkroi për fund Perin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori