Ky racion dreke i eliminon toksinet nga tërë trupi!
Përbërësit:
▪ 1 kokë qepe të kuqe
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 3 karota
▪ ½ të kokës së selinos
▪ 300 gr thjerrëza
▪ 2 speca djegës, erëza (trumzë, origano, majdanoz)
▪ pak ujë, pak vaj, pak kripë dhe pak piper
Përgatitja:
Qepën e kuqe grijeni imët dhe hidheni në tenxhere që të fërgohet në zjarr të lehtë, transmeton Telegrafi.
Pastaj shtoni tri karota, selinon dhe hudhrën, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të fërgohet edhe pak minuta.
Kur qepa të marrë ngjyrën shtoni thjerrën të cilën më parë e keni njomur në ujë. Hidhni ujë që duhet të dalë sipër afro dy gishta mbi thjerrën.
Lëreni të vlojnë dhe të zihen në zjarr të lehtë.
Pas gjysmë ore në tenxhere shtoni një apo dy speca djegës (bën edhe të jenë speca të gjelbër apo të tharë) dhe erëzat sipas shijes (trumzë, origano, majdanoz), apo cilën do erëzë që dëshironi).
Lëreni edhe pak të zihet derisa përbërësit të shndërrohen në qull.
Shërbeni të ngrohtë me bukë të thekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi