LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet çmim i ri i energjisë elektrike në RMV, në fuqi nga 1 janari

Përgatitet çmim i ri i energjisë elektrike në RMV, në fuqi nga 1 janari

Tenderët për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike të MEPSO-s dhe EMV-së, do të përfundojnë për dhjetë ditë. Nëse ofertat janë të larta, atëherë qeveria duhet të japë një çmim shumë më të ulët, të ngjashëm me atë aktual. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, shton se një nga kriteret kryesore për atë në cilin drejtim do të lëvizë çmimi i energjisë elektrike për amvisëri, është se çfarë oferte do të japë EMV-ja në tenderin e EVN Home.

Rregullatori siguron se elektranat shtetërore plotësojnë 100 për qind të nevojave të amvisërive, dhe gjithçka që importohet është e destinuar për tregun e lirë, dhe nuk do të ndikojë në çmimin nga 1 janari.


“Nëse MEPSO dhe Elektrodistribucioni, humbjet e tyre të energjisë elektrike i prokuronin në tregun e lirë të energjisë elektrike, siç është bërë që nga 1 janari 2012, atëherë kostot totale të dy kompanive, në nivel vjetor do të ishin më të larta për rreth 300 milionë euro. Që kjo të mos bjerë në barrë të shtetit, EMV me urdhër të qeverisë merr përsipër t’i sigurojë këto sasi, me çmime shumë më të ulëta se çmimet e tregut”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Deri në Vitin e Ri, çmimi me të cilin shteti ia shet rrymën EVN-së për qytetarët, është 48 euro për megavat orë. Sot në bursa rryma shitet gati 10 herë më lartë, pra mbi 400 euro. Për kompanitë, institucionet dhe komunat që kanë kaluar nga një treg i lirë në treg të rregulluar, do të ketë kontrolle të posaçme, për të parë nëse i kanë transferuar matësat, për të mos abuzuar me energjinë elektrike për amvisëritë. Në fazën përfundimtare janë edhe bllok-tarifat për kompanitë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori