Përgaditjet ushqimore të dimrit këtë sezonë kushtojnë më shtrenjtë, nëpër shitore gjenden me çmime më të lira
Në këtë periudhë të vitit një pjesë e qytetarëve vendosin të përgatisin ajvar.
Specat e kuq për ajvar këtë vit përshkak krizës ekonomike kanë arritur deri 50 denarë ndërsa mesatarisht një familje blen afër 50 deri 65 kg speca.
Që i bie se vetëm për speca duhet të shpenzojnë rreth 3 mijë denarë.
Ndërsa vitin e kaluar çmimi i specave ka qenë rreth 30 denarë.
“Shitja është më e dobët, çmimi i specave ka arritur 50 denarë. Ndërsa ka qenë 25-30 denarë tash 50 denarë edhe vaji për gatim kushton. Për këtë arsye edhe shitja është më e dobët”, deklaroi shitësi Bujar Idrizi për Klan Maqedoni.
Disa qytetarë të anketuar kanë deklaruar se rritja e çmimeve të produkteve ka ndryshuar mendjen e disa qytetarëve që fare mos të përgatisin ajvar.
“Vitin e kaluar çmimi ka qenë 20 denarë si vjet u bë 50 denarë. Shumë çmime të larta. Shumë është rritur çmimi. Kjo është katastrofë”.
“50 denarë janë specat, druri, vaji, mundi, kushtojnë, më mirë fare të mos përgatisim”.
“Harxhime të mëdha kot. Vaji i shtrenjtë, çdo gjë është shtrenjtuar”, janë vetëm disa nga mendimet e qytetarëve.
Mënyra se si përgatitet ajvari është e zakonshme dhe çdo familje e ruan si traditë.
Së pari specat piqen, çërohen, bluhen dhe në fund zihet.
Në marketet mund të gjinden lloje të ndryshme të ajvarit të gatshëm, ndërsa çmimi arrinë nga 200 denarë e më shumë për një kavanoz.
Në këtë periudhë po fillojnë edhe përgatitjet e turshive të ndryshme që shumica e familjeve e kanë traditë shumë vjeçare. /KlanM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City