LAJMI I FUNDIT:

Komunitet pakicë kërkojnë të kenë një ministri

Komunitet pakicë kërkojnë të kenë një ministri

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të minoriteteve në Kuvend.

Pas këtij takimi, deputeti Veton Berisha nga radhët e komunitetit egjiptian, ka thënë se kërkesa e tyre drejtuar Kurtit, ka qenë që të udhëheqin një ministri, transmeton Telegrafi.


“Qëllimi i takimit normalisht është koordinimi dhe kërkesa e tij për të mbështet qeverinë në ardhje. Patëm një takim i cili është në vazhdën e takimeve që kemi pasur edhe më herët. Megjithatë ne si tre deputetë përcaktimi jonë është akoma i pa definuar dhe biseduam shumë çështje që janë më rendësi për përfaqësimin tonë.

Kërkesa jonë ka qenë qe në të kemi një përfaqësim ku komunitete kanë mundësi me qenë më aktive në vendimmarrje, sidomos komuniteti egjiptian ka kërkuar që prej fillimi që ta këtë një fuqi më të madhe politike sidomos në qeverisje dhe normalisht kërkesat tona kenë në tryezë. Ne kemi kërkesë që të drejtojmë një ministri, dhe kjo ka mbete që të shqyrtohet nga zotëri Kurti, dhe sigurisht kjo varet nga marrëveshja LVV-LDK. Dhe po e presim këtë marrëveshje”, ka theksuar ai para mediave, transmeton Telegrafi.

Berisha ka thënë se nuk janë ithtar të një qeverie të pakicës, mirëpo nëse shumica e kërkon këtë ai tha se nuk do ta pengojnë./Telegrafi/